Dileta është një nxënëse e re në Akademi. Ajo vjen nga një qytet i vogël i largët. Familja e Xhoit e fton të jetojë në shtëpinë e tyre. Kështu, Xhoi ndihet gjithmonë e vëzhguar dhe është e detyruar ta përfshijë Diletën në çdo çast të jetës së saj. Si të mos mjaftonte kjo, Madamë Olenska është e pakënaqur nga e gjithë klasa dhe kjo gjë bën të shpërthejnë...
Madam Olenska lajmëroi që do të mungojë për disa muaj. Në vend të saj ka ardhur një mësuese e re: Alicja Gimenez, dhe mësimet e baletit për Xhoin tani kanë marrë një shije të re. Mbi të gjitha, Lukasi e p╒rballoi rastin e tij të madh: një provë për një pjesë në spektaklin e ri të Momiksave. Por, në Akademi, jo gjithçka shkon mirë: janë problemet e Ajlës...
Në Akademi ka ardhur një mësuese e re për dansin e karakterit. Quhet Kaj dhe mësimet e saj janë apasionante. Gjysma e së keqes, sepse jashtë sallës së dansit Xhoi duhet të merret me tekat dhe tradhtitë e vogla të Ledës. Për fat, është Anjeza që di të të qëndrojë pranë edhe kur është larg; Xhonatani, i cili ndoshta po bën më shumë se ç’do bënte thjesht një...