Borebardha, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër me zë.
Hirushja,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Pinoku,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Libri i Xhunglës vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Piter pan,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Ku ndodhet lodra me të cilën po luan fëmija? Ndihmojini të vegjlit ta gjejnë, duke hapur dritarezat me figura në faqet e këtij libri. Kur të hapni dritarezën që ka përgjigjen e saktë, ata do të dëgjojnë e do të argëtohen me tingujt e gëzueshëm që bën secila lodër
Çfarë hanë fëmijët dhe kafshët? Ndihmojini të vegjlit tu përgjigjen pyetjeve duke hapur dritarezat me figura në faqet e këtij libri. Kur të hapni dritarezën që ka përgjigjen e saktë, ata do të dëgjojnë e do të argëtohen me tingujt e gëzueshëm të kafshës që po ha ushqimin.
Ky libër i njeh fëmijët me gjërat që lëvizin në natyrë dhe mjedisin përreth. Ata mësojnë se kafshët jetojnë në ujë, në ajër dhe në tokë, si dhe përkatësisht notojnë, fluturojnë, zvarriten, kërcejnë, etj. Gjithashtu, ata mësojnë edhe për mjetet e transportit që përdorin njerëzit për të lëvizur në tokë, në ajër e ujë. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër i njeh bebet me natyrën dhe dukuritë e saj: qiellin, hënën e yjet, shiun, erën dhe ylberin, për gjethet që bien, për pemët, lulet, frutat etj. Kopertina: me mbushje, e butë.
Frutat janë aq të dashura dhe aq të ushqyeshme për bebet. Ky libër i njeh ato me disa nga frutat që përdoren më shumë në ushqimin e tyre. Përmes ilustrimeve të bukura bebet mësojnë të dallojnë ngjyrat e tyre. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër, përmes ilustrimeve të këndshme, argëtuese dhe didaktike, i njeh të vegjlit me lodra të ndryshme dhe I mëson ata se si të luajnë me to. Në këtë libër fëmijët do të gjejnë edhe se cila është lodra e tyre më e parapëlqyer. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër shumë natyrshëm u njeh fëmijët me disa kafshë, fruta ose sende të dashura për ta, si dhe i nxit ata të dallojnë, të emërtojnë ngjyrat dhe ti grupojnë sendet sipas ngjyrave. Nëpërmjet tij, fëmijët mësojnë që çdo gjë ka ngjyrën e vet. Kopertina: me mbushje, e butë.
Lola e vogël luan si mama me kukullën e saj. Ajo e shëtit atë në park, i mëson për zogjtë e natyrën, e ushqen, i ndërron pelenën, i bën banjë dhe e vë në gjumë duke i kënduar ninullë. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Lolën dhe kukullën e saj. Kopertina: me mbushje, e butë.
Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Nina e vogël vesh uniformën e doktoreshës dhe viziton arushbebushin si një doktoreshë e vërtetë. I dëgjon frymëmarrjen, i kontrollon veshët, hundët dhe pastaj i bën një gjilpërë. Duke luajtur me Ninën, fëmijët mësojnë profesionin e doktoreshës. Kopertina: me mbushje, e butë.
Vogëlushja Klara ka shumë dëshirë të kërcejë dhe me kostumin e baletit ngjan si një balerinë e vërtetë. Bashkë me shoqen e saj Lina ato bëjnë prova për të dhënë një shfaqje para kukullave të tyre. Klara i fton mikeshat e veta të vogla të kërcejnë bashkë me të.Kopertina: me mbushje, e butë.
Petri i vogël e kalon tërë ditën mbi traktorin e tij të bukur, duke u marrë me punët e fermës. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Petrin dhe traktorin e tij të verdhë. Kopertina: me mbushje, e butë.
Zjarr! Zjarr! Leo është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët me zjarrfikësen e tij të kuqe. Në këtë libër ai u tregon fëmijëve për profesionin e guximshëm të zjarrfikësit. Kopertina: me mbushje, e butë.