Ky libër me anekdota, me këto rrëfime shpotitëse dhe satirike, me një gjuhë të thjeshtë e zbavitëse, humor të hollë e satirë therëse, të mbledhura me kujdes.
"Martina", një botim i ri për fëmijë , është një seri interesante që në këtë libër të parë do të na njohë me pasionet që ka vogëlushja, si: baletin, notin etj.
Tregime nga Platoni dhe klasikët e tjerë : Homeri, Hesiodi, Ovidi, Aristofani, Plini.
Rrëfenjat popullore i ndjen kaq afër me librin Bishti i dhelprës të Petraq Zotos sepse pikërisht veçoria kryesore e tyre, elementi fantastik, bëhet pjesë e një historie sa elegante qa dhe të mrekullueshme. Një titull intrigues, nga i cili fillimisht nënkupton tjetër gjë dhe sapo e lexon librin ndryshon krejt mendim, një rrëfim mbresëlënës për forcën e...
Befasohesh kur dëgjon muzikën e të madhit Moxart, ska se si të mos rrëmbushesh dhe ta dashurosh muzikën, sigurisht atë më të ndjerën, klasiken. Këtë ndjesi të përcjell dhe libri Rrëfenja të vogla për Moxartin e madh, që synon ta sjellë më pranë fëmijëve këtë gjeni të muzikës botërore. Libri nuk vjen si një informacion, aspak, por si rrëfime për jetën,...
Ky është ndër veprat më të dashura për fëmijë të shkruara nga poeti rus Konstantin D. Usinskij dhe përkthyer me mjeshtri nga Nasi Lera. Ky libër vjen si një zgjidhje fantastike për fëmijët që kanë filluar të futen në botën e përrallave vetë përmes leximeve të autorëve klasikë
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.)
Një përmbledhje me përralla ruse të shqipëruara nga Mitrush Kuteli.
Ç’natë e mrekullueshme është mbrëmja e Krishtlindjes! Është plot me pritje, entuziazëm dhe me shpresa, që e bën të veçantë çdo gjë që është e përditshme dhe e zakonshme. Në një natë si kjo gjithçka mund të ndodhë: mund të gjesh shpresën, kur çdo gjë të duket e errët; mund të hedhësh dritë mbi ndonjë sekret të kohëve të largëta; mund të gjesh diçka apo...
A e dini çfarë?, është një libër me ngjyra dhe ilustrime të bukura. Në poezinë, nga e ka marrë titullin tërë ky vëllim, flitet për një zog, i cili e ka humbur udhën dhe atë e ka strehuar në shtëpinë e tij një vogëlush.
Novela botërore nga Mark Tuen, Gustav Flober, Leon Tolstoi, Xhek London, Alfons Dode
Është një nga romanet bashkëohorë më të vlerësuar në Greqi për moshat 13 vjeç e më të rritur.