Bedri Dedja BAO0637
New product
8 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928375988 | |
Ngjarjet ndodhin në një pallat në Tiranë, në shkollë, në rrugët e kryeqytetit, e më tej, edhe në fshat. Gjithçka është dhënë me vërtetësi të madhe artistike nga autori. Por ky libër mund të lexohet me kënaqësi edhe nga të rriturit, pasi në rrëfimet e tij ata do të gjejnë gjurmët e fëmijërisë së tyre, do t’u ringjallen kujtime nga Shqipëria e dikurshme, si dhe nga jeta e thjeshtë e asaj kohe, që sot nuk ekziston më.
| pages | 164 |
| ISBN | 9789928375988 |
| Published year | 2022 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | Ribotim |
Ky është botimi i ri i librit të njohur të prof. Bedri Dedjes, tashmë i redaktuar ashpër, duke mënjanuar teprimet me fjalët dhe ngarkesat politike. Kështu libri është thjesht shkencor, plot parashtrime interesante dhe të freskëta, me një tingëllim të qartë dhe aktual. Janë dukuri të domosdoshme për tu njohur dhe për tu vënë në jetë. Libri u shërben...
Romani ka në qendër të subjektit të tij një sekret, që autori e zbulon në fund të librit, një ditar, që tregon jetën dhe aventurat e përditshme të kalamajve të një pallati në Tiranë dhe një fqinji të tyre të ri, që për ters, i thyejnë gjithmonë xhamat e shtëpisë.
Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.
“Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë.
Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Pas shume kohesh nderprerje, rivjen para lexuesve te vegjel Bedri Dedja, - i cili fale mjeshtrise se tij rrefimtare, edhe sot magjep femijet e ketij brezi me veprat e tij te shkruara me shume se gjysmeshekulli me pare. Ne kete set ne kemi mbledhur bashke tre librat e pergatitur nga shtepia botuese Albas: Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit, Nje udhetim i...
Është koha të rikthehemi në portat e qytetit fantastik të Sdikuishtit, për t’u takuar sërish me Kokëdruthin, Kokëtapën, Kokëfirifiun, Kokakomçin, Usta Ipaudhin e të tjera personazhe, që i përkasin një epoke, ku teknologjia ka ecur me hapa viganë.
Këto janë rrëfime që shënjojnë jetën e lexuesve të vegjël, pasi jo vetëm rrjedhin natyrshëm, por të krijojnë përshtypjen sikur shkrimtari është edhe një shok e pjesëmarrës në lojërat, shqetësimet, gëzimet dhe brengat e tyre.
Bedri Dedja mbetet ndër autorët më të spikatur të letërsisë për fëmijë të paraviteve ’90. Rikthimi në qarkullim i veprave të tij ka ngjallur interesin e lexuesve të vegjël, - pikërisht për këtë arsye ne kemi sjellë dy prej librave të tij, - të kthyer tashmë në klasikë të letërsisë për të vegjë, - të vendosur në një set që i rekomandojmë për ti bërë pjesë...
Faqet e këtij romani e dërgojnë lexuesin në udhëtime mbresëlënëse, që nisin nga brigjet e Jonit e shkojnë deri në Valbonë, duke e mbajtur të pushtuar me magjinë e ngjarjeve që ndjekin njëra-tjetrën, deri në fund të librit.
Në faqet e këtij romani do të njiheni me lojërat, shqetësimet dhe gëzimet e bashkëmoshatarëve të një kohe të shkuar dhe të një rendi tjetër shoqëror.