Bedri Dedja mbetet ndër autorët më të...
Te gjithe nxenesit qe kane punuar me tekstet e Pegit, kane mundesi qe te pergatiten per provimet e lirimit te lendes se gjuhes permes ketij teksti, i hartuar nga pedagoge te lendes se gjuhes ne Universitetin e Tiranes. Ky tekst eshte i vlefshem per perdorim per nxenesit e klasave te 9 qe pergatiten per provimet e lirimit
Ky është botim në ndihmë të maturantëve për tu përgatitur për provimet e Maturës Shtetërore. Autorët janë ekspertët më të mirë në lëndën e matematikës.
Ky tekst ju vjen ne ndihme te gjithe nxenesve per provimin e lirimit te klases se 9-te, ne lenden e matematikes, pasi sjell permbledhje dhe teste per matematiken e kater viteve te ciklit te larte te shkolles 9-vjecare.
Ky libër ju vjen në ndihmë nxënësve të klasave të 9-nta që përgaten për provimet e lirimit.
Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit.
Ky vëllim jep në një mënyrë të kuptueshme dhe me ilustrime të shumta një përmbledhje të historisë shpirtërore të njerëzimit, duke filluar që nga besimet dhe bindjet religjioze në kohët e lashta të parahistorisë deri në ditët tona. Atlasi në një mënyrë të thukët e të përpiktë të njeh me rëndësinë e besimeve fetare në zhvillimin e qytetërimeve, të kulturës,...
Atlasi i Politikës prezanton në një mënyrë interesante një pamje të përgjithshme të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, shfaqjeve shoqërore dhe individuale, që përcaktojnë jetën e shteteve të ndryshme dhe qyteteve të tyre, e që përbëjnë veprimtarinë politike. Kjo vepër shërben si një guidë e shkëlqyer për mendimin, filozofinë, lëvizjet dhe...
Atlasi përfshin historinë e përgjithshme dhe historinë kombëtare. Pjesa që i përket historisë së përgjithshme është e gërshetuar, ndërsa historia kombëtare është njësi më vete. Pjesa e historisë kombëtare është ndarë për shkak të natyrës së saj, si dhe për shkak të dëshirës që ajo të përfaqësohet sa më e plotë, por gjithherë duke marrë parasyh...
Kjo vepër i drejtohet nxënësve, studentëve, kujt do lexues që kohë pas kohe i nevojiten njohuri nga anatomia e trupit të njeriut. Atlasi është i konceptuar në mënyrë të qartë, me shënime të shkurtëra që sjellin të dhëna nga fusha e fiziologjisë, dhe që i bëjnë të kuptueshme përbërjen e funksionimin e organizmit njerëzor.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Një botim me shumë vlera, me fakte, rekorde dhe figura të mahnitshme mbi qytetërimet e lashta, fetë, hapsirën, natyrën, kafshët, teknologjinë, vendet, popujt, artin, mbi gjithçka.
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Gejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty.Romani "Ana flokëkuqja" është një nga më të paharrueshmit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit në të gjithë letërsinë botërore.
Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd.... Ç’pret!
Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
Ky libër është pjesë e progeamit që iu udhëheq drejt profesionalizimit të sigurtë në mësimdhënie dhe mësimnxënësi, për të mësuar brezin e ri me lojen e mrekullueshme të shahut e cila ka tipare të theksuara edukuese dhe shprehje të edukimit qytetar
Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.
Tani e dimë mirë: Greg Heffley-i nuk heq dorë kurrë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t'ia shpjegojë babit të Gregut. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka... ndryshe do ta pësojë keq.
Greg Hefli gjithnjë ka dashur të rritej sa më parë. Por a nuk është çmenduri të jesh i rritur?
Greg Hefli i ka punës pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryesor. Por çmenduria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Ditari i Gregut vlerësohet nga USA Today, Publishers Ëeekly dhe Neë York Times i bestseller Nr. 1
"Harry Potter liro vendin....."Ky është vlerësimi për serinë e Ditarit të Gregut. Tashmë, keni në duar librin e shtatë: U mbush kupa?! A doni më?!