Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
Në finale mahnitëse të triologjisë Materialet e tij të errëta, Lira dhe Uill ndodhen në një rrezik që spërshkruhet dot. Me ndihmën e ariut me parzmore, Iorek Birnisonit, si dhe të dy spiunëve të veckël galivespajanë, iu duhet të hyjnë në botën e përhime, ku nuk ka hyrë ndonjë shpirt i gjallë deri më sot.
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë.
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë...
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij dhe sa më shpejt.
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Kjo është historia fantastike e Henri DeTamble, një librar simpatik i cili në mënyrë të pavullnetshme udhëton nëpër kohë, si dhe e Klara Abshire, një artiste jeta e së cilës merr një kthesë të papritur. Marrëdhënia pasionante e të dyve vazhdon në detin e kohës dhe dy të dashuruarit gjenden në një kurth romantik të pamundur. Një vepër magjepsëse mbi fatin...
Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.