Zbuloni të fshehtat e shkencës me 101 eksperimente zbavitëse që mund t'i realizoni edhe në kushtet e shtëpisë. Hyni në një botë magjike, ku do të mësoni duke u argëtuar.
Një seri fantastike, e cila përmban 12 përralla klasike. Me iIlustrimet plot ngjyra, të realizuara me profesionalizëm dhe të treguara me mjeshtëri, kjo seri është konceptuar për fëmijët që sapo fillojnë të lexojnë.
Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari dhe pyetësorë.
Historia e Tom Sojer e përshtatur me personazhin më të dashur të fëmijëve, Jeronim Stilton.
Është burim themelor për mendjen kureshtare të lexuesve të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Një libër që do t'ju mahnisë me njohuritë, faktet, ilustrimet dhe mënyrën si është konceptuar. Një enciklopedi fantastike, e cila ka bërë për vete të gjithë ata që kanë pasur mundësinë ta shfletojnë.
Cila është zanafilla e gjithësisë? Çfarë është e vërteta? Si mund të bëjmë një jetë të mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera të mëdha për natyrën e jetës dhe të ekzistencës, njerëzimi i ka bërë gjatë gjithë historisë."Libri i Filozofisë" depërton në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara, me citime klasike që e bëjnë filozofinë të mbahet mend lehtë.
Tregime nga Platoni dhe klasikët e tjerë : Homeri, Hesiodi, Ovidi, Aristofani, Plini.
Nje rrefenje e mbushur me fantazi.
Shkrimtari i njohur polak për fëmijë, Korshak, ka krijuar një nga romanet më të bukur për fëmijë, të titulluar Aventurat e mbretit Matias I. Ky roman i shkëlqyer në të gjitha drejtimet, i shoqëruar me një humor të këndshëm dhe situata të ngrohta fëmijërore, na sjell një botë të pasur plot aventura dhe situata dramatike, të cilat, natyrisht, kërkojnë...
Është një libër për një djalë të ri që rritet anës lumit të Misisipit. Historia është vendosur në një qytet fiksional, i frymëzuar nga qyteti i lindjes së autorit.Tom Sojeri jeton me tezen e tij Poli dhe me gjysmë-vëllain Sid.
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën - dhe t'u japë një mësim të mirë disa...
Befasohesh kur dëgjon muzikën e të madhit Moxart, ska se si të mos rrëmbushesh dhe ta dashurosh muzikën, sigurisht atë më të ndjerën, klasiken. Këtë ndjesi të përcjell dhe libri Rrëfenja të vogla për Moxartin e madh, që synon ta sjellë më pranë fëmijëve këtë gjeni të muzikës botërore. Libri nuk vjen si një informacion, aspak, por si rrëfime për jetën,...
Libri i një shkrimtari si Stevenson duhet të jetë në duart e çdo fëmije rreth të 14-ve. Ai e dashuronte aventurën, ishte i vëmendshëm ndaj psikologjisë njerëzore, vullnetit mbresëlënës, këmbëngulës siç qe dhe vetë për tu shëruar nga sëmundja e rëndë në mushkri që në fëmijëri. Shkrimtari zhytej në natyrën njerëzore, për të nxjerrë prej saj virtytin e...
Ky është ndër veprat më të dashura për fëmijë të shkruara nga poeti rus Konstantin D. Usinskij dhe përkthyer me mjeshtri nga Nasi Lera. Ky libër vjen si një zgjidhje fantastike për fëmijët që kanë filluar të futen në botën e përrallave vetë përmes leximeve të autorëve klasikë
Për lexuesit tanë të vegjël: e dini cili është libri më i lexuar dhe më i pëlqyer për fëmijë në histori?
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te "Fusha e zezë", ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar
Xheni, një qenush i llastuar nga i zoti, një ditë prej ditësh vendos të braktisë shtëpinë dhe të dalë nëpër botë. Xhenit i është mbushur mendja top se jeta ka plot gjëra të tjera. A jeni kureshtarë të dini se çfarë aventurash i ndodhin Xhenit? Lexoni këtë libër të shkrimtarit amerikan Maurice Sendak dhe do të zbaviteni bashkë me të.
Një përmbledhje me përralla ruse të shqipëruara nga Mitrush Kuteli.
Luaj me Uinksat dhe zbulo shumë teste për të njohur vetveten, për t'u argëtuar dhe për të Iuajtur me shoqet e tua. Bashkë me Blumin, Florën, Stelën, Teknën, Muzën dhe Lejlën përgjigju pyetjeve që ke më përzemër: Më dashuron? Çfarë do të bëj kur të rritem? Cili është sporti i përshtatshëm për mua? Do të jetë një udhëtim në zbulim të vetvetes, të të tjerëve...
Hape këtë libër e zbulo cila zanë je! Ndoshta e ke pravuar tashmë magjinë që mund të hapë portën e botës së zanava.