Floresha Dado

Akademike Floresha Dado lindi më 24 mars 1947, në Vlorë. Ka mbaruar studimet pë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1969 - 1982 ka qenë bashkëpunëtore shkencore në Sektorin e Letërsisë Shqiptare, pranë Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. 


Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë (1989-1993), dekane e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1992-1993), zëvendësrektore e Universitetit të Tiranës (2000-2003), themeluese dhe Drejtore e Shkollës Pasuniversitare “Studime   Evropiane” (2001-2003). 


Në vitin 1982 ngarkohet me rikonceptimin dhe ndërtimin e lëndës së re “Teoria e Letërsisë” pranë Katedrës së Letërsisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Hartuese, sipas koncepteve moderne, (në vitet ’90 e në vazhdim), e një fushe të re në studimet dhe nivelet tona universitare dhe pasuniversitare. 


Në 1981 fiton gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, e konvertuar në vitin 1994 me gradën “Doktor”; në 1986 i jepet titulli pedagogjik “Docent”; në vitin 1995 fiton titullin “Profesor” dhe në vitin 2008 i jepet  titulli “Akademike”. 


Ajo u zgjodh akamdemike në vitin 2008, Seksioni Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike. Ajo prej vitit 2015 deri në janar të vitit 2021 ka qenë kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 


Znj. Dado është përfshirë në reformimin e Akademisë së Shkencave si dhe është bashkëautore dhe anëtare e Redaksisë së Letërsisë për “Fjalorin enciklopedik shqiptar”, ASHSH (ribotim i përmirësuar, 2008, 2009). 


Akad. Dado ka dhënë kontribute të vazhdueshme në këshilla shkencore të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. 


Anëtare e senateve të Universitetit të Tiranës, ajo ka mbajtur kurse pasuniversitare të teorisë se letërsisë dhe të kritikës letrare, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe leksione pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës, ligjërata në Universitetin e Europës Juglindore dhe në Universitetin e Tetovës.  


Është autore dhe bashkëautore në tekste dhe leksione nga fusha e teorisë së letërsisë; autore e shumë referimeve në konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit; hartuese e shumë artikujve (mbi 100), të  botuar në organe shkencore dhe kulturore. Anëtare e Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, pranë MASH (1989-2005). 


Mbajtëse e ligjëratave në nivelin “Bachelor”, “Master” dhe “Shkolla Doktorale”, në Universitetin e Tiranës, Elbasanit. Udhëheqëse e shumë temave për nivelin “master” dhe “doktor shkencash”.


Njohëse e gjiuhëve anglisht, (italisht, frengjisht, rusisht-lexim), ajo ka punuar si studiuese e letërsisë shqiptare, specialiste e Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Tiranës nga viti 1982 deri në vitin 2015. 


Akademike Dado ka botuar mbi 100 artikuj teorikë dhe historikë në revista letërsie. Ajo është autore e librave:


-Jeta dhe veprat e A. Z. Çajupit. Tiranë: Akademia e Shkencave. 1983


-Proza nëpërmjet teknikave poetike. Tiranë: Toena. 1997


-Teoria letrare: Poezia. Tiranë: SHBLU. 1999.


-Intuita dhe vetëdija kritike. Tiranë: Onufri. 2006. ISBN 9992753064


-Sfida teorike e historiografisë letrare. Tiranë: Bota Shqiptare. 2009


-Letërsi e painterpretuar: Qasje teorike ndaj realizmit socialist. Tiranë: Bota Shqiptare. 2010.


-Andon Zako Çajupi: Jeta politike dhe veprat letrare: Monografi. Tiranë: Bota Shqiptare. 2012.


-Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Ismail Kadaresë. Tiranë: Onufri. 2016.


-Identifikimi i poetikave Tiranë, Onufri 2016


-Postmodernizmi, - poetika e antirregullit”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2022


-Figura - personazh që shihet përmes fjalës, Tiranë, Onufri 2023

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 8 of 8 items
Showing 1 - 8 of 8 items