Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë.
Një roman i shkruar në vetën e parë, plot histori të gjalla e reale, të cilat na tregojnë pak nga pak jetën tonë. "Rrugëtim në tri kohë" është një roman plot jetë dhe historitë e treguara shpesh me humor, aq sa të bëjnë të qeshësh, po aq të fusin edhe në mendime. Një histori e tranzicionit shqiptar.
Ky roman sjell shperberjen e vlerave te individit ne nje realitet ne tranzicion; ku perpjekja per mbijetese i nenshtrohet ligjit te xhungles dhe ku jeta te rezervon ne cdo moment kthesa te papritura. Permes ketij romani autori sjell perpjekjen e individit per te mbijetuar, perkunder mekanizmave shoqerore qe shkojne drejt degradimit.
“Rreshtin e printe Babukari” është një fabul pa moral, që përballon temën e emigrimeve duke zgjedhur të rrëfejë atë që vjen pas përshkimit të detit, normalitetin e pakapshëm të një jete të dinjitetshme që pason çdo zbarkim dhe gjithçka që ky normalitet përmban: frikën, dëshirat, zemërimin, mallin, duke mundur të arrijë në fund atë kumbim të veçantë poetik...
“Ëndrra e xhaxhait” është një novelë e shkurtër, të cilën autori e shkroi shtatë vjet para se të shkruante “Krim dhe ndëshkim”. Në këtë novelë, një nënë ambicioze, Maria Alexandrovna Moskalyova, përpiqet të martojë vajzën e saj 23-vjeçare Zina me të moshuarin Princin K, një i afërm i cili po kalon në qytetin ku jeton familja. Vajza, pas shumë përpjekjesh,...
Me romanin e titulluar "Avela" autori sërish nuk u largohet problematikave sociale. Në këtë roman shkruhet për jetimët, një grup shoqëror "dënuar" përjetësisht të vuajë fatin i tij, ngase shoqëria nuk i gjendet në krah. Ky roman, i ndërtuar mbi fabula jetësore dramatike të gërshetuara me kujdes, me një figurë femërore emblematike e gjithë perjetime në...
Ditari i Fatmir Toçit është ftesa më e rëndësishme, më konkrete, më thelbësore, që u drejtohet në gjuhën shqipe shqiptarëve për të respektuar masat e dhëna prej mjekëve, e të miratuara prej qeverive nëse duan të mbrojnë veten e të mbrojnë të vetët, kolegët e miqtë, të tjerët që takojnë, prej virusit vdekjeprurës Kovid -19.
I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte
Një roman shpirttrazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar, i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë.
E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: "Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait...
Gjatë mbretërimit të perandorisë së fundit, një shërbëtore martohet me një burrë të përulur. Së bashku ata nisin një udhëtim epik
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Pasioni, tundimi, besnikëria- një histori dashurie në Londrën bashkëkohore.
Historia e një gjykatësi që nuk do të gjykojë, që nuk përballon dot ekzistencën e së keqes. Jo për utopi, por për arsye besnikërie, për dashurinë e babait partizan, ai dëshiron të kuptojë arsyet e dhunës që ka pllakosur Italinë në vitet e errëta të terrorizmit. Një libër që reflekton për drejtësinë, mundësitë dhe limitet e saj.
Një klasik i shkruar nga romaniceria franceze Zhorzh Sand në vitin 1846 me ngjarje që zhvillohen në një mjedisi rural ku ajo përpiqet të idealizojë temat që lidhen me këtë mjedis.
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
"Klasa" është një ndër romanet e autorit Erik Segal dhe klasifikohet si best seller. Në këtë roman pershkruhen pesë jetë, pesë histori dashurie dhe portreti i një brezi.
Ky libër është një rrëfimi i një refugjateje vietnameze, një të imbarkuarje mbi gomone, kujtimet e së cilës bëhen shkak herë pas here për tu zbavitur, herë për tu zhytur në mendime, duke valëzur midis tragjikes dhe komikes midis Sajgonit dhe Granbit, midis prozaikes dhe shpirtërores, midis vdekjeve të deformuar dhe jetës së vërtetë.
Familja Robinson, ndërrmer udhëtimin e saj drej Paqësorit. Pas një aksidenti, familja e gjen vetën në një ishull të madh.
Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.
Jovan Nikolaidis flet për patologji shoqërore të pranishme kudo në Ballkan! Të gjitha sëmundjet e përmendura, plus patriarkalizmi i ngurtë, mbyllja para ideve të reja dhe mohimi i lirisë së tjetrit dhe e ndryshmit, është ky ai shpirti lig panballkanik i cili ka gjetur strehë në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bullgari, por edhe diku...
Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të ‘realitetit të pisët’ ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
Një botë e errët që shfaqet në njohjen e një të riu për seksin përmes një realiteti tmerrues, me prostitucion dhe krime. Këtu gjendet Filipi i cili nuk mundet të ndryshojë asgjë
Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.
Libri është një roman kushtuar viktimave të idealizmit në çdo kohë dhe sistem.
Që prej librit me poezi "Këngë nga koha e keqe" (1993) tek tjetri "Arkitektura dhe diktatura" (1997) apo te romani "Kuja e kohës" (2000) edhe te ky roman që paraqesim sot, Petraq Kolevica ka përshkruar me vërtetësi tronditëse bëmat e mbrapshta të sundimit komunist në Shqipëri.
Ky roman i jashtëzakonshëm historik i stilit gotik, i vendosur në Parisin mesjetar te kullat binjake të strukturës së tij më të madhe dhe simbolit suprem, katedrales së Notre-Dame, është drama tronditëse e Kuazimodos, një person me aftësi të kufizuara, ndërsa Lufton për t’iu kundërvënë kujdestarit Claude Frollo, i cili gjithashtu dëshiron të kryejë...