Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.
Kjo Anë e Parajsës, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij Brezi të Humbur, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë...
Një gjykatës vritet dhe është detyra e Gavin të hetojë mbi vrasjen, duke zbuluar lidhjet mes vdekjes së gjykatësit dhe trashëgimisë së dy vëllezërve.?
Turni është një romancë e nobelistit Italian, Luigi Pirandello publikuar në vitin 1902. Nga kjo romancë është frymëzuar filmi me të njëjtin titull i vitit 1982 me regjisor Tonino Cervi.
Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm." The Paris Review
"Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një Libra që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën." Wole...
Me këtë parabolë përkushtimi, vetmie, shprese dhe humbjeje, John Stainbeck krijoi portretet e fuqishme të dy burrave që rropaten të kuptojnë vendin e tyre unik në botë.
Klani i sorgumit te kuq i publikuar në vitin 1986, është romani i parë i Mo Yan dhe mbetet një nga librat e tij më të njohur.
Udhëtim i gjatë drejt natës konsiderohet si kryevepra e dramaturgut ONeill. E krijuar në vitet 1941-1942, por e publikuar vetëm në 1956, kjo vepër mbahet si një gjysmëautobiografi e vetë dramaturgut. Ajo trajton temën e shkatërrimit të familjes.