Ne kete liber jepen keshilla dhe sugjerime te vlefshme per te bere nje jete larg tiranise se konsumit dhe etjes per te siguruar me cdo kusht mjete materiale.
Ky Libra është një udhërrëfyes për të gjitha femrat me defekte. Këtu do të zbuloni teori të ndryshme, si: "rituali i ballukeve", "teoria e pjatës me kikirikë" ose koncepti universal i teorisë "të dalë ku të dalë".
Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara, që nga Portia de Rossi deri te Liz Smith. Pavarësisht nga mosha që ke, kjo është një listë sipas së cilës duhet të jetosh.
Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.
Plot pasion, por objektiv – libri i parë praktik që ju mëson për prindërimin, duke sjellë fakte, e jo duke hamendësuar, se si t’i rritni sa më mirë fëmijët tuaj.
Ky libër u dedikohet prindërve, por është i dobishëm edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë, specialistë të ndryshëm sidomos dhe për vetë pediatrët, të cilëve u takon përgjegjësia të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të mbledhin anomalitë e mundshme, dhe ta drejtojnë atë te specialisti përkatës.
Libri është përqëndruar tek problemet aktuale të martesës, të ontologjisë dhe fenomenologjisë së saj në Shqipëri. “Ideologjia e martesës” dhe raporti me terrenin rrëshqitës të modernitetit, dilemet konceptuale e seksuale, dialektika e mishit dhe shpirtit në martesë trajtohen gjërësisht. Po ashtu edhe martesa si institucion i jetës sociale, problemet e...
Ky libër është i mbushur me këshilla praktike dhe shërben si një udhërrëfyes elegant për të gjitha vajzat në rritje. Në të jepen 50 mësime mbi ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj
"Ku është dashuria, këtu është, edhe Zoti", tha Tolstoji, e ne do të mund, të shtonim: ku është Zoti dhe dashuria, këtu është, edhe lumturia".
Një libër i cili do tju shoqërojë gjatë muajve të shtatzanisë por jo vetëm, duke ju mësuar kujdesin që duhet të tregoni gjatë kësaj periudhe.
“Kuzhina e bebit”, libër unik për nënat e reja! Ai është i vetmi libër shqip i këtij lloji. Nënat e reja ballafaqohen me shumë pikëpyetje që kur sjellin në jetë fëmijën, por kur bebushi mbushë 6 muaj fillojnë problemet se çka duhet të hajë fëmija. Por, duke pasur në dorë librin “Kuzhina e bebit”, kjo dilemë do t’ju hiqet.
Mos u bëni një stereotip.Jini vetvetja e vërtetë dhe e shkëlqyer!
Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit...
Ky libër vlen për këdo që ka etiketë në komunikimet njerëzore dhe do që të jetë i suksesshëm dhe i pëlqyeshëm në marrëdhënie me të tjerët
Në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar, të mësuesve dhe prindërve që punojnë me ta
Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si...
Një lexim i detyruar për të gjithë ata të cilët kanë tradhtuar, janë tradhtuar apo thjesht kanë nevojë për një strukturë të re mendore dhe emocionale me të cilën të kuptojnë lidhjet.
Këtë libër, ku përfshihen këndvështrime dhe receta nga “Bebe Day by Day: 100 Keys to French Parenting”, duhet ta kenë të gjithë ata prindër, të cilët duan të rrisin fëmijë të shkëlqyer e me sjellje të patëmetë, pa cenuar jetën e tyre.
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk do të ndahesh nga prindërit i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që shoqërojnë ankthin e ndarjes, duke përdorur strategji dhe teknika të bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër vetëndihmës interaktiv është burim gjithëpërfshirës për edukimin, për motivimin dhe për fuqizimin e fëmijëve për të...
Ky liber perfaqeson nje shqyrtim te qarte te temave qe shqetesojne njeriun e sotem. Nga kendveshtrimi filozofik, leximi i ketyre faqeve na ofron celesat e nje interpretimi me te mire te vetes tone
A dini të silleni siç duhet? A e dini ç'do të thotë etikë? A dini si të silleni në situata të ndryshme? Ky libër ju mëson si të silleni drejt në shkollë e në shtëpi, në rrugë e në udhëtim, në teatër e muze, në diskotekë e në bar.
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjaknxehtësinë. A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. Por ama, mund të dalë nga kontrolli, duke bërë të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati të bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky...
Një nga librat më të mirë që iu vjen në ndihmë prindërve që kanë fëmijë me çrregullime të spektrit autik, me këshilla dhe informacione për njohjen dhe trajtimin e kësaj simptome
Vajzat mund të udhëheqin botën. Gjithçka që u duhet është vetëbesimi. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Libri është për moshat 8-12 vjeç
“Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiare
I zgjedhur si libri i shekullit në panairin e harmonisë familjare
Çdo të thotë të jetosh me një fëmijë autik: Kjo është historia dhe sfida e përkthyesit dhe profesorit të njohur, Edmond Tupja ia kushton Gesit, fëmijës së tij autik: “Gesi më lindi me këtë hendikap që ia zbuluam katër vjeç e gjysëm – pesë. Ky fëmijë m’u dha mua. Rastësia.... ca thonë Perëndia, Zoti unë them rastësia.... nuk e di. Ka edhe një lloj...
Në librin e saj “Ringjallja e erosit”, Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fton të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç’duhet bërë që epshi të bëhet...
Autori jep leksione të fuqishme për ndryshimin individual. Ky është botimi i plotë dhe është shitur më shumë se 15 milionë kopje. Tom Peters e konsiderohet këtë një libër të mrekullueshëm që mund të të ndryshojë jetën....