Në këtë libër do të gjeni një bagazh informacionesh të detajuara dhe sugjerime konkrete e të zbatueshme lehtë, që na ndihmojnë ti trajtojmë në mënyrë të pavarur problemet e mbindjeshmërisë në botën që na rrethon
Një paketë këshillash për të rënë në peshë në mënyrë të shëndetshme: pa ndjerë urinë, pa llogaritur kaloritë dhe karbohidratet dhe duke shmangur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit
Hudhra, ky ilaç origjinal që na e ka falur natyra, për shekuj me radhë, është bërë e famshme për efektet e saj shëruese. Sipas studimeve më të fundit shkencore dhe klinike ajo parandalon sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet bakteriale, ato të mykut dhe kancerin. Për më shumë, ndiqni këtë udhërrëfyes të shkëlqyer
Ne mund ta përmirësojmë shëndetin, nëse bëjmë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është të përqafojmë fuqinë e ujit. Ky libër do t'ju tregojë se si të merrni maksimumin nga "pesë elementet ujore themelore", që nga mirëqenia e përgjithshme e deri te shërimi i problemeve të veçanta shëndetësore dhe te rënia në...
Libri përfshin dhjetëra receta të shijshme, të shëndetshme dhe praktike, si dhe këshilla për zgjedhjen e ushqimit të duhur nëpër supermarkete dhe restorante. Këto receta përmbajnë përbërës që gjenden lehtë dhe përgatiten shpejt. Nëse ju apo një i afërmi juaj vuan nga diabeti, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta shijoni jetën, të hani mirë apo të jetoni në...
Në këtë libër të dobishëm, do të gjeni: Informacionin e nevojshëm mbi kancerin e gjirit; këshilla të paçmuara, që ju ndihmojnë të merrni vendimin e duhur; ndihmë gjatë procesit të trajtimit mjekësor - në çdo hap të tij. Libri vlen edhe për gratë, të cilat, edhe pse nuk janë prekur, kanë rastin të informohen e të marrin këshillat e duhura në kohën e duhur
Nëntë muaj me këshilla praktike dhe të vërteta të pamohueshme.
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Mësoni sekretin e dietës që përdoret në një qytet të vogël, por që po pushton një komb të tërë: shtojini tri mollë dietës suaj dhe do të bini në peshë!
Në sensin letrar të termit, stili ynë i jetës së sotme, do të bëhet pjesë e profilit gjenetik të pasardhësve tanë.
Dieta Niki Si të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme, 5 kg në 3 muaj, 10 kg në 6 muaj, 20 kg në 12 muaj. Metodë që të jep energji dhe nuk ndjen uri. Bazohet në llojet e ushqimeve që duhen ngrënë, sasinë e ushqimeve për çdo vakt dhe ushtrimet fizike që duhen kryer.
Sot puna për trupin është pjesë e jetës së çdo njeriu. Kur një grua kalon të 40-at, fillon e shfaqet tek ajo një ndjenjë frike, që e çon shpesh në moskujdesje për veten...Aerobia jo vetëm qëtë bën ta kalosh këtë frikë, por ajo bën mrekullira, jo vetëm për zhdërvjelltësinë ose për lëkurën, por kryesorja të çliron nga dembelizmi.
Mirë se vini në këtë metodë të re dhe revolucionare, që do tju ndihmojë të mos hani me tepri, të kontrolloni nepsin dhe të jeni shumë më të motivuar për të praktikuar ushtrime fizike. Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për tu dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe...