Ky set përmban tre prej librave më të...
Kur mami dhe Pieri u kthyen nga një fundjavë romantike, Lolës dhe Tomit iu komunikuan një lajm: familja do të transferohej në një shtëpi në periferi të Parisit. Lola filloi të ulërinte: "Kjo është kot e superkot fare!" As që mund të bëhej fjalë të ndahej nga Alisa, shoqja e saj e ngushtë deri në vdekje... Po kështu edhe Tomi...
Është e çuditshme! Kur dita nis keq, shkon për dreq deri në darkë. Lola kaloi një ditë të tmerrshme. E gjitha kjo, sepse në mëngjes prindërit dolën shumë herët dhe ajo dhe i vëllai, Tomi, duhej të merreshin me qenin, përpara se të niseshin për në shkollë. Pastaj... tersllëqet ndoqën njëra-tjetrën...
"Kush vjedh një gjilpërë, vjedh një ka të tërë"... Lola e di mirë këtë. Gjyshi ia ka përsëritur 100 herë. Megjithatë, ajo mori sheqerka në dyqanin e zotit Martino. Disa ditë më vonë, vëllai i saj, Tomi vodhi dy DVD. Kuptohet që, kur e morën vesh prindërit... mirëserdhët telashe!
Lola ishte shumë e gëzuar që po përgatiste festën e ditëlindjes së mamit. Vetëm se Romana, motra e vogël, vendosi të vinte në jetë tamam këtë ditë. Të gjitha planet u përmbysën dhe Lola u zemërua shumë me këtë bebe që i prishi ditën dhe "i mori mamin"...
Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe I gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...
Ka shumë njerëz që shkojnë në mal për sportet e dimrit, por ka edhe të tjerë, si Lola, që do të dëshironin të rrinin në të ngrohtë, nën batanije. Aq më tepër kur përfundoi në spital, sepse të gjithë kujtuan se theu këmbën. Por Lolës thjesht I ishte spërdredhur çorapi te pulpa...
Lola ndihet si në qiellin e shtatë. Mezi pret të shkojë me pushime, sepse do ti kalojë ato me babin.
Tomi ka një detyrë të veçantë: ai duhet të kujdeset për Lolën dhe Zhadën, vajzën e vogël të kushërirës së mamit.
Lola i adhuron pushimet te gjyshi! Për më tepër që këtë herë me të është Tomi dhe shoku i tij, Mediu, madje edhe Kroketa.
Lola do ti kalonte pushimet e prillit te babi, mirëpo ai niset në një udhëtim pune në fund të botës.
Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar, në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradës. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburantit pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri-tjetrin. Lola ishte betuar se do të qëndronte në...
Të shëtitësh në pyll është shumë argëtuese! Mirëpo gjatë shëtitjes Kroketa gëlltit një copë sfungjeri dhe nga shëtitje kthehet në ekspeditë. Kur kthehen në shtëpi, Lola dhe Tomi duhet të lajnë Kroketën e zhytur në baltë, kjo është një tjetër aventurë. Më e keqja është se jëtë herë Kroketa sëmuret keq. Atë natë në familjen e Lolës gjendja ishte si luftë....
Shkolla e Lolës vendos të bëjë një sfidë: një javë pa ekrane! Dhe sfida vlen për të gjithë familjen. Një javë pa telefon, pa kompjuter, pa tablet, pa televizor... pa asnjë ekran. Oh, jo, kështu fëmijëve iu duket sikur e gjithë jeta ndalon. Prandaj ata duhet të organizojnë ditën ndryshe: të bëjnë shëtitje, veprimtari të ndryshme, të lexojnë, të luajnë me...
Lola bashkë me prindërit e saj është ftuar për darkë te shoqja e saj, Zhana. Për fatin e saj të madh, ajo do të qëndrojë edhe për të fjetur tek ajo. Por në shtëpinë e Zhanës fëmijët sillen shumë çuditshëm: nuk i dëgjojnë prindërit e tyre dhe, mbi të gjitha, sillen siç ua do qejfi. Lola habitet shumë dhe imagjinon se çfarë mund të ndodhë në shtëpinë e saj,...
Jo, Ema nuk është si balenë, siç tallen djemtë në pishinë! Madje Lolës ajo i duket si princeshë. Edhe pse ka disa kilogramë më tepër, kjo nuk është një arsye për t’u tallur me të. Ajo është shumë e mërzitur për këtë. Edhe pse familja po e ndihmon shumë, ajo e ka kaq të vështirë të dobësohet. Emës i duket e padrejtë që Mediu ha si ari dhe nuk shëndoshet,...
Papunësia u fut frikën si të rriturve, ashtu edhe fëmijëve. Kompaninë e Pierit, babait jo të vërtetë të Lolës, do ta blejë një kompani tjetër dhe ai do të mbetet pa punë. Lola është shumë e shqetësuar dhe e pyet veten se pse pikërisht Pieri duhet të mbetet i papunë. Një ditë Pieri i njoftoi se do të rikthehet në shkollë, sepse dëshiron të ndryshojë...
Në të vërtetë, jo vetëm djemtë dinë të luajnë futboll, por edhe vajzat janë sulmuese të mira dhe dinë ta mbrojnë portën. Dhe për këtë bindesh plotësisht, po të shohësh Kapuçinën me topin ndër këmbë. Sa i përket Lolës, këtu çështja është pak më e komplikuar, por ajo është gati të bëjë gjithçka për të shënuar një gol kundër djemve!