Shumë vetë thonë se foshnjat nuk kuptojnë teksa prindërit iu flasin. Të gjitha studimet tregojnë se të vegjlit e moshës 2 vjeç janë tejet të vëmendëshëm edhe ndaj përrallave që iu tregojnë prindërit. Prandaj vjen edhe ky botim special, i cili vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të rrëfejnë
Shumë vetë thonë se foshnjat nuk kuptojnë teksa prindërit iu flasin. Të gjitha studimet tregojnë se të vegjlit e moshës 3 vjeç janë tejet të vëmendëshëm edhe ndaj përrallave që iu tregojnë prindërit. Prandaj vjen edhe ky botim special, i cili vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të rrëfejnë
Ky libër i njeh fëmijët me gjërat që lëvizin në natyrë dhe mjedisin përreth. Ata mësojnë se kafshët jetojnë në ujë, në ajër dhe në tokë, si dhe përkatësisht notojnë, fluturojnë, zvarriten, kërcejnë, etj. Gjithashtu, ata mësojnë edhe për mjetet e transportit që përdorin njerëzit për të lëvizur në tokë, në ajër e ujë. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër i njeh bebet me natyrën dhe dukuritë e saj: qiellin, hënën e yjet, shiun, erën dhe ylberin, për gjethet që bien, për pemët, lulet, frutat etj. Kopertina: me mbushje, e butë.
Frutat janë aq të dashura dhe aq të ushqyeshme për bebet. Ky libër i njeh ato me disa nga frutat që përdoren më shumë në ushqimin e tyre. Përmes ilustrimeve të bukura bebet mësojnë të dallojnë ngjyrat e tyre. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër, përmes ilustrimeve të këndshme, argëtuese dhe didaktike, i njeh të vegjlit me lodra të ndryshme dhe I mëson ata se si të luajnë me to. Në këtë libër fëmijët do të gjejnë edhe se cila është lodra e tyre më e parapëlqyer. Kopertina: me mbushje, e butë.
Ky libër shumë natyrshëm u njeh fëmijët me disa kafshë, fruta ose sende të dashura për ta, si dhe i nxit ata të dallojnë, të emërtojnë ngjyrat dhe ti grupojnë sendet sipas ngjyrave. Nëpërmjet tij, fëmijët mësojnë që çdo gjë ka ngjyrën e vet. Kopertina: me mbushje, e butë.
Lola e vogël luan si mama me kukullën e saj. Ajo e shëtit atë në park, i mëson për zogjtë e natyrën, e ushqen, i ndërron pelenën, i bën banjë dhe e vë në gjumë duke i kënduar ninullë. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Lolën dhe kukullën e saj. Kopertina: me mbushje, e butë.
Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Nina e vogël vesh uniformën e doktoreshës dhe viziton arushbebushin si një doktoreshë e vërtetë. I dëgjon frymëmarrjen, i kontrollon veshët, hundët dhe pastaj i bën një gjilpërë. Duke luajtur me Ninën, fëmijët mësojnë profesionin e doktoreshës. Kopertina: me mbushje, e butë.
Vogëlushja Klara ka shumë dëshirë të kërcejë dhe me kostumin e baletit ngjan si një balerinë e vërtetë. Bashkë me shoqen e saj Lina ato bëjnë prova për të dhënë një shfaqje para kukullave të tyre. Klara i fton mikeshat e veta të vogla të kërcejnë bashkë me të.Kopertina: me mbushje, e butë.
Petri i vogël e kalon tërë ditën mbi traktorin e tij të bukur, duke u marrë me punët e fermës. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe argëtohet, duke luajtur me Petrin dhe traktorin e tij të verdhë. Kopertina: me mbushje, e butë.
Zjarr! Zjarr! Leo është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët me zjarrfikësen e tij të kuqe. Në këtë libër ai u tregon fëmijëve për profesionin e guximshëm të zjarrfikësit. Kopertina: me mbushje, e butë.
Leoja i vogël ka një anije të bukur. Përmes këtij libri tregohet se si një ditë ai niset për peshkim me anijen e tij. Por, për të drejtuar një anije, duhet të jesh një kapiten i zoti dhe të kesh trup atleti! Kopertina: me mbushje, e butë.
Gastonit të vogël i pëlqen shumë të pilotojë. Me avionin e tij ai ngjitet mbi re dhe formon figura në qiell. Në këtë libër tregohet se sa bukur është të drejtosh një avion dhe të fluturosh sipër reve. Kopertina: me mbushje, e butë.
Përrallën e njohur nga të gjithë Hirushja, tashmë fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmijët dëgjojnë tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës. Po ashtu, ata mahniten nga ilustrimet e mrekullueshme, që i dërgon ata në një botë përrallore e magjepsëse.
Përrallën e famshme Maçoku me çizme të Sharl Perosë, të ilustruar në mënyrë të mrekullueshme, tani fëmijët mund ta lexojnë të shoqëruar me tinguj të magjishëm. Duke shtypur një nga një 10 butonat-figura që shoqërojnë tekstin, fëmija dëgjon tinguj argëtues dhe zërat e heronjve të përrallës.
Libri Stegozaueri dinozauri më miqësor i serisë Dinozaurët flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit do të thotë zvarranik me çati. Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi kurriz. Në fillim atë e quanin dinozauri budalla për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.
Libri Tiranozaueri Rex mbreti i dinozaurëve i serisë Dinozaurët flet për këtë lloj dinozauri dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit ka kuptimin mbreti më tiran i zvarranikëve. Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.
Libri Triceratopsi - dinozauri më i fortë i serisë Dinozaurët flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin fytyra me tre brirë. Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Libri Brakiozaueri dinozauri më i gjatë i serisë Dinozaurët flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin zvarraniku me krahë të degëzuar. Ai të mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.
Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli,janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtetë e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj....