Botim I plotë I legjislacionit me përditësimet që nga viti 2011
Për brezin e më të vegjëlve të viteve 1990 autorja e këtij libri kujtohet si Danja e Telebuçkos, një prej emisioneve më të vlerësuar për kohën.
E drejta penale nuk mund të jetë gjë tjetër veçse filozofia e fajësisë, duke e parë atë në funksionin e vet parësor, por sigurisht që brenda kësaj, vijnë dhe radhiten të gjitha aspektet e tjera që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me kryerjen e krimit dhe me autorësinë e tij: lidhja shkakësore, veprimi apo mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme, nevoja...
Një libër i shkruar me pasion dhe ndershmërinë e qëllimit që tregon dhe pasuron personalitetin e një autori të mirënjohur; si Martines. Përveç të dhënave faktike mbi zhvillimin konstitucional, ky libër përshkohet nga një ton ritregues leksionesh, duke u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj lënde dhe më gjerë.
Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor është një libër ideal për studentët e vitit të parë juridik. Shkurtimisht ky libër praktik bën një prezantim të arsyetimit ligjor.
Ky libër ka si synim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi Civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia (për konsum dhe për përdorim), depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet, renta jetore, transaksioni si dhe disa marrëveshje plotësuese sipas të drejtës civile apo sipas të drejtës tregtare.
Ky punim i pasur dhe kompleks akademik, ofron një prezantim të përditësuar dhe të kuptueshëm të legjislacionit për provat, i cili shërben si bazë për gjithë praktikën ligjore në çdo drejtim që çon drejt një procesi gjyqësor. I shkruar si mjet edukues dhe formues për studentët dhe pedagogët, ai trajton çështje të rëndësishme dhe të zakonshme të hasura në...
Një analizë e thellë, në disa këndvështrime, do të na çojë në arritjen e një produkti përfundimtar dhe relativ mbi përkufizimin që secili prej nesh i jep pasurisë së paluajtshme.
E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale. Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme, sepse ajo është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka...
Ky libër, i shkruar në një stil të ngjeshur por të saktë, nuk kufizohet në përshkrimin e rregullave të të drejtës pozitive. Ai synon gjithashtu të shpjegojë se ku bazohen ato si dhe kontradiktat që kanë nganjëherë.
E drejta e internetit është një botim me karakter profesional. Nëpërmjet këtij botimi, autori është përpjekur të bëjë një sintezë të rregullave aktuale që zbatohen në tregtinë elektronike, formë shkëmbimi e cila, edhe pse në hapat e parë të saj, po njeh një zhvillim të fuqishëm edhe në Shqipëri.
Objektivi kryesor i studimit të lëndës E Drejta Ndërkombëtare Publike është tu ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme mbi objektin dhe burimet e saj, evolucionin historik dhe raportin e saj me të drejtën e brendshme. Ndër të tjera, kursi synon të qartësojë natyrën e subjekteve të së drejtës ndërkombëtare publike dhe rolin e shtetit dhe organizatave...
Bazat e së drejtës europiane përfshin një përmbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian nga ekspertja e së Drejtës europiane Aida Gugu Bushati dhe profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e ¬¬¬¬¬Ëestminster-it Adam ?azoëski