Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e...
Libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
"Rebeka" është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë.
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Ky libër është një himn kushtuar haresë. Haresë më të thjeshtë që mund të ekzistojë, ajo që na vjen nga ndërgjegjja dhe pranimi i vetvetes, e bashkë me të vjen pranimi i të tjerëve, i gjërave dhe njerëzve që, sidoqoftë, bashkëpunojnë për të krijuar atë lumturi që askush s’mund të na e rrëmbejë.
Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjje të vogël në rrethinat e Londrës. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive.