I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.
Ka shumë tekste të Lahuta e Malcis, por ata që duan të lexojnë botimin origjinal, ky është i vetmi. Botimet Françeskane sjellin botimin XVII i cili ka krijuar besimin e padiskutueshëm te lexuesi, jo vetëm për shkak të autenticitetit, por edhe për shkak të cilësisë dhe çmimit ekonomik
Jul Cezari u shkrua në mes të viteve 1599 dhe1601. Subjekti me pak fjalë është ky: republikanët, të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin JulCezarin, diktatorin e Romës, dhe restaurojnë republikën.
Në krijimet e tij poetike, poeti shquhet për pasurinë e motiveve dhe nivelin e lartë. Në krijimtarinë e Asdrenit, motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore; në shumë vjersha të tij gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës.
Roman historik, ndryshe nga të tjerët, i shkruar nga i mirënjohuri Sabri Godo, që tregon historinë e heroit tonë kombëtar. Romani përshkruan trimëritë e luftës 25-vjeçare kundër turqve, por edhe ndjenjat e tij, çfarë mendon ai, mënyrën e komunikimit me të afërmit, ushtarët, trimat shqiptarë, dashurinë për Shqipërinë. Një roman që këtë figurë kaq të lartë...
Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë.