Biblioteka e Sadhguruse - set

Sadhguru SET0119

New product

Përshkrim i shkurtër

Sadhguruja eshte nje nga spiritualistet me te medhenj te kohes tone, - i konsideruar si nje nder mendjet me te kultivuara ndonese nuk ka nje diplome apo master universitar. Ne kete set ne kemi bere bashke dy librat e tij “Karma” dhe “Inxhinieria shpirterore”, - te cilet mund te jene si pjese e bibliotekes per ndjekesit e tij.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Karma” nga Sadhguru

https://bukinist.al/en/living/14044-karma.html

Një këndvështrim i ri i konceptit të shumëpërdorur dhe shpesh të keqkuptuar të karmës, i cili na drejton në rrugën e duhur për të gjetur lumturinë dhe ekuilibrin.

Çfarë është karma? Shumë njerëz e perceptojnë atë si një peshore për të mirën dhe të keqen, për virtytin dhe mëkatet. Mekanizmi që përcakton se nuk mund t’u shmangemi pasojave të veprimeve tona. Në të vërtetë, karma nuk ka të bëjë aspak me shpërblimin dhe ndëshkimin. Karma do të thotë thjesht dhe vetëm veprim: veprimi yt, përgjegjësia jote. Ajo nuk është një sistem i jashtëm i “krim dhe ndëshkim”, por një cikël i brendshëm, i gjeneruar nga vetë ju. Akumulimi i karmës përcaktohet vetëm nga qëllimet tuaja dhe nga mënyra se si reagoni ndaj asaj që ndodh rrotull jush.

 

“Inxhinieria e brendshme” nga Sadhguru

https://bukinist.al/en/toena/12373-inxhinieria-e-brendshme.html

Sadhguru, - nje nga spiritualistet me te medhenj te kohes tone, vjen ne gjuhen shqipe me librin Inxhinieria e brendshme - nje nga librat me te mire te ketij autori te spikatur ne boten e zhvillimit personal

Ajri që merrja frymë, shkëmbi mbi të cilin isha ulur, atmosfera përreth, çdo gjë ishte bërë “unë”. Isha çdo gjë që ishte. Isha i ndërgjegjshëm, por kisha humbur arsyen.

Natyra diskriminuese e shqisave thjesht nuk ekzistonte më. Sa më shumë të tregoj aq më e çmendur do të tingëllojë, sepse ajo çka ndodhi është e papërshkrueshme. Ajo çfarë unë isha, ndodhej me të vërtetë kudo.

Çdo gjë po shpërthente përtej kufijve; çdo gjë po shpërthente në çdo gjë tjetër. Ishte një harmoni e pamatë e një përsosmërie absolute.

Jeta ime tani është thjesht ai moment, që ende vazhdon po aq e bukur. Kur u riktheva te gjendja ime normale m’u duk sikur kishin kaluar vetëm dhjetë minuta. Por me një shikim të shpejtë të orës pashë se ishte ora 7:30 e darkës.

Kishin kaluar katër orë e gjysmë. Sytë i kisha hapur, dielli kishte perënduar dhe ishte errësirë. Isha totalisht i ndërgjegjshëm, por ajo që deri në atë moment e konsideroja si vetja ime, ishte zhdukur tërësisht.

 

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1