Historiku i botërorëve të futbollit, i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës - një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve 80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani.