Grate dhe pushteti - nje manifest View larger

Grate dhe pushteti - nje manifest

Mary Beard SHBL0025

New product

Përshkrim i shkurtër

Mary Beard na prezanton në këtë Manifest një analizë mbi teknikat që mizogjinia e sotme dhe nënvetëdija e bartur te mitet e lashtësisë përdor për t’u mbyllur gojën grave, nga ato të dukshmet “qepe, kurvë” tek ato më të maskuarat, në të cilat, argumentet e dhëna nga gratë përshkruhen në median popullore si “vikasje”, “qarje”, “qurravitje”, apo te konvencionet dominuese që sugjerojnë se politikanet gra duhet të merren specifikisht me politika të përshtatshme për gjininë e tyre, ndërsa për të tjerat, nuk ka nevojë të dëgjohen.

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Shtepia e Librit
ISBN9789928479129

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autorja nuk lë pa vërejtur se prania e grave në parlament mund të jetë një tregues i fuqizimit të tyre po aq shumë sa edhe tregues i dobësisë së parlamentit në strukturën qeverisëse të një vendi.

Beard shpjegon se si, në ato pak raste të rralla në të cilat gratë folën në sferën publike të botës së lashtë të kulturës evropiane, vetë ky krim u justifikua, në shumicën e rrethanave, nga sugjerimi që gratë që folën, në të vërtetë nuk ishin gra. Se mbretëresha Elizabeta I, e cila drejtoi ushtrinë në luftë dhe, supozohet, mbajti një fjalim frymëzues para ushtarëve, prezantohet në historinë e sajuar më vonë si androgjene. Janë këto lloj normash të brendësuara, që shtyjnë edhe sot politikane të suksesshme të marrin leksione për të trashur zërin apo për t’u veshur me kostume tipike jofemërore.

Beard nuk ofron në këtë Manifest vetëm analizën se si gjendja është, por, në mënyrë thelbësore, çfarë ne duhet të bëjmë për ta ndryshuar këtë gjendje. Ne duhet të hetojmë mbi konceptet që kemi mbi pushtetin, – thotë Beard dhe të gjejmë se pse gratë përjashtohen nga pushteti; ne duhet të ekzaminojmë konceptet që kemi mbi autoritetin, sepse “nuk mundet që gratë të përshtaten me një strukturë, që sakaq është e koduar si mashkullore.”

REVIEW

“Një analizë në kohën e duhur e mënyrave të dëmshme, në të cilat ne të gjithë jemi bashkëfajtorë për heshtjen e grave dhe duhet të kërkohet të lexohet nga çdokush vijon të besojë se barazia gjinore është një problem i së shkuarës.”

Samantha Fu, LSE Review of Books

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages138
ISBN9789928479129
Shtëpia botueseWomen & Power, a manifest
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnna Shkreli
I ri1