Selma Lagerlof (1858 – 1940) është njëra nga shkrimtaret më të njohura suedeze, vepra e së cilës tashmë përbën një thesar të paçmuar të letërsisë së përbotshme, e cila përfshihet në dhjetëra vëllime tregimesh, novelash, dhe romanesh. Është gruaja e parë që u nderua me çmimin Nobel për Letërsi, më 1909 me motivacionin “për idealiizmin fisnik të imagjinatës së thellë dhe perceptimit shpirtëror që karakterizojnë shkrimet e saj”. Duke qenë një mbështetëse e zjarrtë e të drejtave të grave dhe paqes botërore, ajo tingëlon aktuale edhe sot.






Më 3 tetor 1895 lindi Sergei Yesenin, poeti i famshëm rus, i cili shkëlqeu me vargun e tij. Ai u nda nga jeta në vitin 1925. Shumë prej poezive të tij janë përkthyer edhe në shqip ku ka lexues të pasionuar të tij


















Shannon Woodcock është historiane e specializuar në shoqëritë e dhunshme dhe jetën e përditshme. Woodcock ka doktoruar në University of Sydney (Universiteti i Sidnejt, Australi), ka kryer studime postdoktorale pranë United States Holocaust Memorial Museum (Muzeu Përkujtimor i Holokaustit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dhe ka dhënë mësim pranë Universitetit “A. Xhuvani”, Universitetit të Tiranës dhe disa universiteteve australiane.












SHAWN ACHOR është një nga ekspertët kryesorë në botë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ai ka hulumtuar dhe ka ligjëruar në dyzet e dy vende, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë hendekun mes shkencës së lumturisë dhe performancës në jetën e përditshme.












Autorje e njohur amerikane për mbrojtjen e të drejtave të femrave. Librat e saj janë guida ndihmëse pë femrat e nëpërkëmbura dhe konsiderohen bestsellera në SHBA

Sheryl Sandberg është drejtore Operative e Facebook – ut. Më parë, ajo ka punuar si zëvendëspresidente e Shitjeve Globale dhe Operacioneve Online në kompaninë Google, si dhe Drejtore e Personelit në Departamentin e Thesarit të SHBA. Revista "Forbes" e ka renditur Sheryl Sandberg si gruan e gjashtë më të fuqishme në botë. Ajo jeton në Kaliforninë e Veriut më bashkëshortin dhe dy fëmijët













Shirly Conran është një nga shkrimtarët e njohura feministe britanike, ku dy prej romaneve të saj, “Dantella” dhe “Supergruaja” i dhanë sukses në tregun e librit. Ai ka shkruar rregullisht në gazetat “The Observer” “The daily mail” dhe revistat e njohura. Një prej pasioneve të saj është puna në tekstil dhe ngjyrosje
Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra, si: “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”






Shqiponja Axhami është diplomuar për letërsi dhe ushtron profesionin e mësueses në këtë degë. Ka shkruar gjashtë vëllime me poezi










Sigmund Frojdi është quajtur babai i psikoanalizës, metodë e terapisë me biseda, diskutime dhe hetime të frikës së fshehur. Ai ka lënë gjurmë të pashlyera në fushën e psikologjisë dhe raporteve të saj me disiplina të tjera përmes veprave që ka botuar












Simon Sineku mëson liderëve dhe organizatave se si të frymëzojnë njerëzit. Që nga anëtarët e Kongresit e deri tek ambasadorët e huaj, që nga bizneset e vegjël e deri te korporatat si Microsoft dhe American Express, që nga Hollywood-i e deri te Kombet e Bashkuara dhe Pentagoni, ata që duan të dinë se si të frymëzojnë njerëzit, duan të mësojnë për Rrethin e Artë dhe për fuqinë e PSE-së. Sinek citohet shpesh nga botimet kombëtare, dhe jep mësim në Programin e Komunikimeve Strategjike, në Universitetin Columbia. Kur nuk qëndron nëpër hotele, ai banon në New York City.


Një nga shkrimtaret më të mira të letërsisë frënge dhe botërore gjatë shekullit të XX

Simonetta Agnello Hornby ka lindur në Palermo dhe që nga 1972-shi jeton në Londër, ku ka ushtruar profesionin e avokates për të mitur. Ka botuar me Fletrinelli-n "Menulara", "Teto markezja", "Gojë e kyçur", "Erë e shpërbërë", "Murgesha", "Kuzhina e shijes së mirë", "E keqja që duhet të rrefehet", "Rruga 20 Shtatori" etj. Romanet e saj janë përkthyer në mbarë botën dhe kanë fituar çmime të shumta.












Siri Hustvedt (19 shkurt 1955) është një shkrimtare dhe eseiste amerikane. Ajo është autore e një libri me poezi, e pesë romaneve dhe e dy librave me eseistikë. Romanet e saj janë përkthyer në 29 gjuhë të botës.



Është autor i librave poetikë “Zogu i bjeshkës”, “Poezi”, “Frika nga Atdheu”, “Vetëm të vdekurit pendohen”, “Jubileu i shiut të çmendur”, “Imgur” e tjerë.



Skënder Rusi është autor i disa vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime dhe të përfshira në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare.






























Shkrimtare gazetare, jeton në Stokholm, Suedi, e cila që me romanin e saj të parë "Libri i kuq i adresave", të përkthyer në shumë gjuhë, u bë e famshme në mbarë botën, duke u kthyer në një fenomen letrar.










Sophi Loren është diva më e madhe italiane dhe një nga aktoret më të njohura në botë.




























Srdjan Srdić ka fituar çmimin letrar për veprën më të mirë në prozë nga revista e “Ulaznica” (2007) dhe Çmimin “Lazarević Laza” për tregimin më të mirë të pabotuar në Serbi (2009). Proza e Srdjan Srdić -it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase, maqedonase dhe hungareze
















Stefan Cvajg është një nga shkrimtarët dhe studiuesit më të mirë të shekullit të XX. Ai shquher për prozën brilante, esetë dhe biografitë që iu bëri personaliteteve të shquara të letërsisë dhe kulturës botërore, si Dostojevski, Nicce, Tolstoi, Frojdi etj.

Stefan Hertmans, autor i shumë romaneve, dramave, eseve dhe poezive, është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të njohur të Flandrës. Në vitin 2014 , është nderuar me çmimin letrar AKO për romanin “Luftë dhe Terpentinë”, ndërsa në vitin e 2019 , për kontributin e krijimtarisë tij është nderuar me çmimin Constantijn Huygens. Për më shumë se njëzet vjet ka qenë profesor në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura “Ghent”.

Stefania Auci është një shkrimtare italiane. Pas diplomimit në drejtësi ajo filloi të punojë në një firmë avokatie para se të kalonte në mësimdhënie. Në 2017 ajo ndoqi esenë “Shkolla e keqe”, e shkruar së bashku me Francesca Maccani. Suksesi erdhi me botimin e librit “Luanët e Siçilisë”, nxjerrë në shitje së pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në Gjermani, Francë, Hollandë dhe Spanjë. Në vitin 2019 u botua në Itali nga Editrice Norddhe, ku dhe fitoi Çmimin Kombëtar Rhegium Julii në kategorinë e trillimeve.












Stephen Hawking është shkencëtar dhe autor anglez, - një nga mendjet më të zgjuara të shekullit të XX. Lindi më 8 janar 1942. U nda nga jeta në vitin 2018. Librat e tij në shqip Nje histori e shkurter e kohes, Teoria e gjithckaje dhe “Pergjigje te shkurtra per pyetjet madhore” jane botuar nga Minerva.




Sterjo Spasse është një nga prozatorët kryesorë të letërsisë së shekullit të XX, i cili theu rregullat e socrealizimit. Ai ka lëvruar romanin dhe tregimin, por kryevepra e tij mbetet romani “Pse?!”














Stevie Davies ka lindur në Uells. Është shkrimtare, kritike letrare, biografe dhe historiane. Që nga viti 1998 është anëtare e Royal Societyof Literature. Është anëtare e Welsh Academy dhe profesoreshë në Universitetin "Swansea" të Uellsit.






Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez. Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”: 1) “Burra që urrejnë gratë”; 2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 3) “Vajza që trazoi folenë e grerëzave”. Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.






























Suad Arilla ka lindur në Shkodër në vitin 1991. Ai është diplomuar në Politika Sociale në Fakultetin e Shekncave Sociale në Tiranë. Ka punuar si punonjës social në Zyrën për Djem dhe Burra. Romani i tij i parë, “Libri i kujtimeve dhe i harresës”, ishte një nga tre librat fitues të Fondit për Mbështetjen e shkrimtarëve të rinj.
Sue Monk Kidd u lind në 1948 në qytetin Sylvester, Georgia. Romani i saj “Jeta sekrete e bletëve” ka kaluar më shumë se njëqind javë në listën “Bestseller” dhe është shitur në miliona kopje në mbarë botën, duke fituar njëkohësisht shumë çmime të rëndësishme letrare. Tashmë i kthyer në një libër klasik modern është bërë një nga librat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore amerikane.
Studio “Fox Searchlight Pictures”, realizoi filmin me të njejtin emër, në tetor të vitit 2008, me një staf të përbërë nga yje kinematografie.
Romani i saj i dytë “The Marmaid Chair”, # one of bestseller New york Times, fitoi Çmimin 2005 Quill Ward për rrëfimin më të mirë artistik.
Sue Monk Kidd jeton në Charleston, Karolina e Jugut me bashkëshortin e saj.















Susan Meissner është gazetare dhe shkrimtare amerikane, e cila ka nisur të shkruajë që nga viti 2004. Ajo është vlerësuar për fiction historik
Susanna Tamaro ka lindur në Trieste në vitin 1957. Pas diplomimit për regji filmi, punoi si asistente në realizimin e disa dokumentarëve shkencorë për televizionin. Në vitin 1981 shkroi librin e parë 1//mitz. Me librin "La testa fra le nuvole" (Koka në re) fitoi çmimin "Elsa Morante Opera Prima", 1989. Në vitin 1992 boton librin e saj të parë për fëmijë, dhe dy vjet më vonë, "Thuaji zemrës po", i cili u shit më shumë se dy milionë e gjysmë kopje vetëm në vitin e parë të botimit dhe
u cilësua si libri italian më i suksesshëm i shekullit XX. Më pas libri u ekranizua.
Susanna Tamaro është autore edhe e shumë librave të tjerë për të rritur dhe fëmijë. Neraido ka sjellë shqip edhe një nga librat e saj më të suksesshëm për fëmijë, "Rrethi magjik".











Svetllana Alexievich është gazetare, reportere dhe shkrimtasre bjelloruse, e cila ka shkruar kryesisht rreth fatit të vendit të saj në luftë dhe gjatë komunizmit. Librat e saj janë përshkruar si një kronikë letrare të historisë emocionale e njeriut gjatë periudhës sovjetike dhe post-sovjetike. Veprat e saj më të rëndësishme në anglisht janë përshkrime nga lufta në Afganistan (Zinky Boys) dhe një histori gojore për katastrofën e Çernobilit (Voices of Chernobly)













Sylvia Day është autorja e shumë romaneve më të shitura sipas New York Times, USA Today dhe bestsellerëve ndërkombëtarë në mbarë botën
Sylvia Plath (1932 –1963) ishte një poete dhe shkrimtare amerikane. Ajo lindi në Boston dhe studioi në Smith College dhe në Universitetin e Cambridge-it, para se të njihej ndërkombëtarisht si një nga poetet dhe shkrimtaret e reja më premtuese. Në vitin 1956 u martua me poetin Ted Hughes, me të cilin jetoi derisa u ndanë në shtator të vitit 1962. Jetuan së bashku në Sh.B.A dhe në Angli dhe patën dy fëmijë, Frieda dhe Nicholas. Në pjesën më të madhe të jetës së saj, Plath-i vuajti nga depresioni patologjik dhe u trajtua shpesh me terapitë e elektroshokut. Ajo i dha fund jetës në vitin 1963.
Plath-i njihet si një nga poetet më të rëndësishme në zhanrin e lirikës vetërrëfyese dhe njihet kryesisht për dy përmbledhje me poezi, The Colossus and Other Poems dhe Ariel. “Kambana e qelqtë”, proza e saj e vetme, gjysmë autobiografike, u botua pak muaj para vdekjes. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin Pulitzer për të gjitha poezitë e saj.

Sylvie Bommel është gazetare. Shkruan portrete intime personalitetesh të fushave të ndryshme për revistat Vanity Fair dhe Le Journal du Dimanche. Më 2017 botoi librin e saj të parë, “Penelope”. Sylvie Bommel është autorja e sondazhit të parë mbi çiftin Macron, botuar pas zgjedhje, në maj 2016, në gazetën L’Express.
Sylvie Louis është me origjinë belge dhe ka përfunduar studimet për gazetari në Universitetin Libre de Bruxelles. Më pas ka punuar redaktore për një periudhë 5-vjeçare pranë revistës L’elefant. Më pas ka emigruar në Montreal (Kanada) ku ka punuar në disa gazeta të ndryshme. Në vitin 2013 nisi aventura e Alicës, libri i parë në serinë e ditareve të saj, të cilat shumë shpejt arritën majat e suksest tek lexuesit e vegjël






Tahar Ben Jelloun ka lindur në Marok më 1 dhjetor 1944. Pjesa më e madhe e veprës së tij është shkruar në frëngjisht, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja.







Tang Sulan eshte shkrimtare kineze, qe ka levruar zhanrin e romanit dhe te poezise. Ajo eshte e njohur si autore e letersise per femije, sidomos per perrallat e saj.






Tayari Jones ka lindur më 30 nëntor 1970 dhe është një nga autoret bestseller të ditëve tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituese e disa çmimeve kombëtare. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Ioëa dhe atë të Arizonas. Jones ka shkruar katër romane, ku romani i fundit, “Një martesë amerikane” vjen së fundi edhe në gjuhën shqipe


















Teodor Drajzer (Theodore Herman Albert Dreiser) është një shkrimtar dhe gazetar amerikan i shkollës natyraliste që i dha letërsisë amerikane një fytyrë moderniste. Drajzer e skanoi jetën dhe mendësinë amerikane më shumë se askush tjetër në të gjithë përmasat e saj sociale dhe morale. Ai është përzgjedhur mes 100 shkrimtarëve më të shquar të shekullit të XX. Lexuesi shqiptar e njeh prej shumë kohësh me romanin e tij “Një tragjedi amerikane”
Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai ka lindur më 2 shtator 1958 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë. Pjesë e aktivitetit të tij janë edhe aktiviteti i tij si deputet në dy legjislatura të Parlamentit shqiptar. Ai është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtrinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.
Teodora Toleva ka mbrojtur Doktoraturën evropiane në Histori para komisionit të përbërë nga përfaqësues të Universitetit të Barcelonës, Universitetit të Londrës dhe Universitetit të Vjenës në shtator 2008. Studimet e saj i ka përqendruar te "Ç.Cshtja Lindore", veçanërisht te çështja maqedone, armene dhe shqiptare. Me interes për Dr. Tolevën janë studimi i MonarkisC së Habsburgëve dhe dukuria e emigracionit në histori. Dr. Teodora Toleva ka kryer gjimnazin e gjuhës frënge "Alphonse de Lamartine" në Sofje. Ka përfunduar studimet Bachelor në Ballkanistikë në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG). Ka mbrojtur disertacionin për nivelin Master në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit Autonom të Barcelonës dhe disertacionin për nivelin Master of Sciences (shtator 2006) në Degën e Historisë Bashkëkohore të Universitetit të Barcelonës. Ka mbrojtur doktoratën Evropiane për HistorinC Bashkëkohore në Universitetin e Barcelonës.















Thanas Medi u lind më 1958. Jetoi në Dhoksat të Lunxhërisë – Gjirokastër. U diplomua për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, 1984-1988. Në shtëpinë botuese “Toena”, më 2011, boton romanin “Hija e mallkuar”, vlerësuar me çmimin “Jakov Xoxa”, nga klubi i shkrimtarëve “Drita”, dhe më 2013, romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, vlerësuar nga Ministria e Kulturës me “Çmimi i Madh Kombëtar për Letërsinë”, si romani më i mirë i vitit 2013. “Kohë e djegur” është romani i tretë i tij.








Thomas Keneally, romancier dhe dramaturg, lindi në Sydney të Australisë, në vitin 1935. U bë i famshëm në botë mbas botimit të romanit Arka e Shindlerit, që u shpall edhe fitues i Booker Prize, në vitin 1982. Per këtë roman, ai, u bazua në rrefimet tronditëse të një të mbijetuari të Holokaustit.
Dhjetë vite më vone, regjisori i famshëm Steven Spielberg me subjekt të këtij romani, realizoi filmin Lista e Shindlerit dhe fitoi çmimin e Akademisë për filmin më të mirë,
Thomas Keneally është autor i shumë romaneve dhe është nderuar me çmimet: Miles Franklin, Booker, Los Angeles Times, Mondello International Prize.
Është anëtari Akademisë Amerikane të Arteve, dhe ligjërues në Universitetin e Kalfornisë dhe është nderuar me medalje të shumta për kontributet e tij. Portreti i tij është gdhendur si subjekt i një vule australiane prej 55 centësh.
Ai ka mbajtur poste të ndryshme akademike. Thomas Keneally është 96 vjeç dhe është aktiv në jetën sociale. Jeton mes Australisë dhe Amerikës.


Thomas Piketty është ekonomist francez i cili është i fokusuar kryesisht në çështjet e mirëqenies dhe shpërndarjes së të ardhurave. Ai është profesor në universitet dhe drejton Shkollën Ekonomike të Parisit. Ka lindur në vitin 1971 dhe është autor i disa librave dhe studimeve. Mban titullin doktor në shkencat ekonomike dhe ka marrë disa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare







































Timo Flloko eshte aktor, regjizor, poet dhe autor i shume teksteve te kengeve, te kenduara nga kengetaret shqiptare neper festivale te ndryshme. Poezia e tij eshte shpirterore dhe metafizike















Enkel Demi është gazetar, opinionist dhe romancier i njohur nën emrin Tom Kuka. Ai ka botuar deri më tani tre romane: “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë” dhe “Ora e ligë”.
Tom McLaughlin është një nga autorët bestseller ndërkombëtar në letërsinë për fëmijë; veprat e tij janë të shoqëruar edhe me ilustrime. Seria e librave që nis me “Kryeministër aksidental” i ka dhënë sukses në SHBA dhe Europë, duke e krahasuar me autorë të mëdhenj të letërsisë për fëmijë si Roald Dahl apo David Walliams.
Per Tom Palmer jeta e tij ka ndryshuar pasi ka nisur qe te merret me futboll. Ai ka pare jeten e klubit te Mancester United, yjeve te skuadres dhe me pas kete pervoje e ka ndare me lexuesit e vegjel, te cileve iu ka adresuar serine me 6 vellime te Akademise se Futbollit


Thomas Mann (Lübeck, 6 qershor 1875 – Zürich, 12 gusht 1955) është shkrimtar gjerman. Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 1929. Tomas Mani, ky “poeta doctus” klasik, është ndër shkrimtarët, pa të cilët panorama letrare e shek.XX do të qe e mangët. Autori i romaneve “Mali magjik”, “Budenbrokët”, “Doktor Faustus”, i katërvëllimëshit “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, etj, i novelave “Tonio Krëger”, “Tristani”, “Vdekje në Venecia” etj







Tasso, një nga poetët italianë më të mëdhenj të shekullit XVI, lindi më 11 mars të 1544 në Sorrento dhe vdiq më 25 prill të 1595 në Romë, Itali. Vepra e tij më e njohur është “Jeruzalemi i çliruar”, (1575), një libër ku përshkruhen përballjet midis krishterëve dhe muslimanëve në fund të Kryqëzatës së Parë, gjatë sulmit të Jeruzalemit.




Tove Jansson, shkrimtare finlandeze, që shkruan në suedisht, duke qenë pjesë e pakicës suedeze që jeton në Finlandë. Në Finlandë ajo konsiderohet ‘monument kombëtar’. Fituese e çmimeve më të mëdha kushtuar letërsisë për fëmijë, Tove Jansson njihet në mbarë botën për librat e saj, sidomos për serinë e Muminëve, e cila konsiderohet sot pjesë e fondit të artë të letërsisë më të mirë botërore për fëmijë.




































Tzvetan Todorov është historian, filozog, kritik letrar strukturalist, sociolog dhe eseist bullgaro-francez. Ai ka lindur më 1 mars 1939 në Sofie dhe është ndarë nga jeta në Paris më 7 shkurt 2017. Todorov është autor i shumë librave studimor dhe eseistikë që kanë pasur ndikim domethënës në fushat e antropologjisë, sociologjisë, semiotikës, teorisë letrare dhe asaj kulturore.



Ulf Starku është një nga shkrimtarët më të shquar suedezë të ditëve tona, anëtar i Akademisë Suedeze për Librat për Fëmijë. Ai ka shkruar më tepër se tridhjetë vepra, libra me ilustrime, skenarë e romane për të rinj, dhe është përkthyer në njëzet e pesë gjuhë.



Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane. Ai lindi më 5 janar 1932 dhe u nda nga jeta më 19 shkurt 2016.












Vidiad-har Suraxhprasad Naipoli (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të anglishtes së sotme, lindi në Trinidad, nga prindër indianë, më 17 gusht 1932, fitues i çmimit Nobel në vitin 2001


Valbona Sulçe (Kolgeci) është gazetare në profesion të lirë që prej vitit 2001. Karrierën e nisi në televizionin Arëria në vitin 1997. Ka botuar vazhdimisht në shtypin e kohës dhe që prej vitit 2012 shkruan në blogun “Dita e katërt” te “Shqiptarja.com”

Valentina Leskaj eshte politikane, aktiviste e shoqerise civile dhe studiuese e njohur e shkencave sociale dhe politike. Ka qene deputete e Kuvendit te Shqiperise dhe perfaqesuese e larte ne strukturat e PS-se.







Vasil Naçi është biznesmen i suksesshëm në Shqipëri, i cili përvojat dhe dijet e tij i ka ndarë edhe me punën e trajnerit dhe autorit të disa librave të tij për sipërmarrjen dhe komunikimin, botime të Agna Leadership Academy
Vasko Popa është një nga themeluesit e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Vojvodinës, themeluar më 14 dhjetor 1979 në Novi Sad. Ai është fituesi i parë i Çmimit “Branko” për poezinë, themeluar në nder të poetit vendas Branko Radičević. Në vitin 1957 meritoi një çmim tjetër për poezinë, çmimin e ashtuquajtur “Zmaj” në nder të poetit Jovan Jovanović Zmaj. Më 1965 mori dhe një çmim shtetëror austriak për letërsinë evropiane. Kurse më 1976 iu akordua dhe çmimi “Branko Miljković”, të cilit më 1978 iu shtua edhe urdhri i shtetit jugosllav AVNOJ. I fundit vlerësim ishte ai i vitit 1983, kur do i jepej çmimi letrar “Skender Kulenović”.








Shkrimtarja – fizkante Vera Bekteshi pas romanit “Vila me dy porta” dhe vëllimit me tregime “Një det i moçëm” së fundi vjen me romanin “Ora me rërë”






Veronica Roth është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago.









Viktor Canosinaj lindi në maj të vitit 1960 në qytetin e Vlorës, ku banonte dhe familja e tij. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë. Pasi kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në vitin 1984, Viktor Canosinaj punoi si mësues letërsie në shkollën e mesme të Shupenzës në rrethin e Dibrës deri në vitin 1990, me një shkëputje prej një viti, kur ndoqi kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Pas një përvoje të shkurtër në kinostudio, ai fillon punë si gazetar dhe editor lajmesh, pjesën më të madhe të kohës në ATSH. Aktualisht punon redaktor gjuhësor pranë Parlamentit shqiptar.
Viktor Hygoi lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si "Babai i Romantizmit", "Poet Kombëtar i Francës" si dhe "Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX."



Vinçens Marku është studiues, pedagog i letërsisë pranë Universitetit të Shkodrës dhe përkthyes i njohur i një sërë veprash të ndryshme letrare dhe studimore





Autorja angleze Virginia Woolf është ishte shkrimtare klasike moderniste, pioniere e teksteve artistike feministe dhe gazetare e njohur. Virginia Woolf mbetet një nga autoret më me ndikim në letërsi edhe përgjatë shekullit të XXI
Virgjil Kule u lind më 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni. Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë.





Vladimir Nabokov është kritik dhe romancier rus. Ai lindi më 22 prill 1899. Nabokov u nda nga jeta në vitin 1977. Në shqip kanë ardhur veprat e tij, “Lolita”. “Pnini” dhe “Ftesë për ndëshkim”.






Një nga prozatorët më të mirë të letërsisë britanike të Shek. XX











































































Wilbur Addison Smith ka lindur në Zambia dhe është një nga shkrimtarët më të shquar të Afrikës së Jugut në fushën e fictionit historik. Ky autor është i përkthyer gjerësisht dhe i lexuar edhe në Shqipëri. Mes veprave të këtij autori janë sjellë për lexuesit shqiptarë këto romane: “Dhelpra e artë”, “Ligji i shkretëtirës”, “Triumfi i diellit”, “Flakët e zemërimit”, “Gjëmimi i bubullimes”, “Papirusi i shtatë”, “Engjëj që qajnë”, “Asegai”, “Perëndia e lumit”











William Faulkner lindi më 15 shtator 1897 në Nju Albani, Misisipi, SHBA. Ai rrjedh nga një familje që ka dhënë guvernatorë, gjeneralë dhe shtetarë, por për shkak të luftës civile amerikane, ajo përfundoi në varfëri të thellë
William Golding është shkrimtar dhe profesor, i vlerësuar me çmimin Nobel në vitin 1983 me motivacionin: "Për romanet e tij me qartësi rrëfimi realist. Për larminë e përgjithësimit dhe miti duke hedhur dritë mbi gjendjen e njeriut në botën e sotme"
William H. McRaven eshte ish-ushtarak i larte i flotes detare amerikane. Ai ka nje karriere te sukseshme si ushtarak dhe me librin e tij "Rregulloni krevatin" arriti rekorde ne shitje, duke u shnderruar ne bestseller nr. 1 te The New York Times



William Shakespeare (23 prill 1564 - 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar I cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani
























Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetar, ideolog dhe menditar i shquar i shekullit të XX






































Xhanfise Keko lindi më 4 janar 1929 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta në vitin 2007. Ajo është një ndër gjashtë kuadrot e parë të kinematografisë shqiptare që filloi punë në këtë institucion më 10 korrik 1952, ditën e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e re” dhe njëherësh regjisorja e pare e filmit për fëmijë. Xhanfise Keko mban titullin "Artiste e Popullit"




Dr. Xhavit Shala ka lindur në vitin 1961 në Kavajë. Ai ka doktoruar në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Karrierën e tij profesionale e ka filluar në vitin 1984. Në të përfshihen pozicionet e Drejtorit të SHIK Elbasan, Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Drejtorit të Policisë Kriminale, etj. Aktualisht është Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë.


Jane Ostin ka lindur në vitin 1775 dhe u nda nga jeta më 18 korrik 1817. Ajo ishte romanciere e famshme britanike dhe mbahet mend për prozën e gjallë, dhe rolin e saj në mbrojtje të të drejtave të grave. Lexuesi në Shqipëri e njeh përmes romanint “Krenari dhe paragjykim”, një bestseller absolut, i ribotuar vazhdimisht përgjatë këtyre viteve.

Xhek London lindi në vitin 1876 dhe u nda nga jeta më 22 nëntor 1916. Ai ishte gazetar dhe romancier amerikan. Lexuesi shqiptar e njeh përmes romaneve “Martin Iden” por edhe përmes veprave të tjera, përfshirë edhe librat për fëmijë




Xhevahir Lleshi është botues, përkthyes, studiues, , tregimtar, poet, dramaturg, estet dhe sociolog i njohur. Ai ka lindur në vitin 1947 në Berat. Që nga viti 1991 drejton botimet Uegen dhe merret me studime në fushat e sociologjisë dhe eseistikës



George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) është shkrimtar anglez, përfaqësues tipik i romantizmit europian, i njohur kryesisht për kryeveprën e tij, Çajd Harold. Ai është vlerësuar si dashamirës i shqiptarëve falë udhëtimeve të shumta në vendin tonë dhe miqësisë që kishte me Ali Pashë Tepelenën

Xhorxh Uokër Bush ka qenë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, djali i presidentit Xhorxh H. W. Bush. Veç politikës ka marrë pjesë në luftë dhe ka pasion artin, pikturën dhe shkruan







Yan Lianke (1958) është autor i një sërë romanesh dhe përmbledhjesh me tregime, të gjitha të dalluara për stilin e tyre të veçantë dhe subjektet e jashtëzakonshme ku përzihen alegoria, satira politike dhe poetika. I censuruar në Kinë dhe një prej zërave të lakuar për çmimin Nobel, romanet e tij më të njohur janë “Puthjet e Leninit”, “T’i shërbesh popullit”, “Kronikat shpërthyese” dhe “Ëndrra e fshatit Ding”.



Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.
Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagdatit dhe Atentati. Jeton në Francë.


Ylli Demneri është shkrimtar dhe artist i imazhit që jeton prej shumë kohësh në Francë. Aktualisht ai është drejt artistik në revistën “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris. Ai ka pasur një përvojë të shkurtër në kinematografi. Prej disa vitesh i është kushtuar edhe poezisë dhe prozës. Deri më tani ka botuar katër libra: “Më kujtohet”, “E dashura A.”, “Block-notes” dhe “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”


Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”.




















Prof. Yuval Noah Harari është diplomuar në Universitetin e Oksfordit dhe jep mësim në Universitetin e Jeruzalemit. Ai konsiderohet si një nga mendjet më briliante, me njohuri në shumë disiplina, për të shpjeguar origjinën e qenies njerëzore, evoluimin e tij në histori dhe rolin e Njeriut në shekujt në vijim. Libri i tij “Sapiens” është shndërruar në një bestseller absolut për disa vite me radhe



Zadie Smith ka lindur më 25 tetor 1975. Deri tani ka shkruar tri romane. Në vitin 2003, ajo u rendit në listën Granta të 20 autorëve më të mirë të rinj. Romani Dhëmbët e bardhë u bë menjëherë bestseller ndërkombëtar. Romani i saj i tretë Bukuri mëkatare u botua në vitin 2005 dhe u klasifikua për çmimin Man Booker Prize. Libri fitoi çmimin Orange Prize for Fiction në vitin 2006.



















Zhan Pol Sartri është filozof, romancier, tregimtar, kritik letrar, i cili spikati si mendimtar ekzistencialist. Në vitin 1964 fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Zhaneta Barxhaj vjen nga qyteti i Tepelenës. Ajo i prezantohet publikut me penën e një profesionisti pasi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Letërsi. Ndoënse më pas kreu studimet në degën Financë – Kontabilitet dhe aktualisht është e përkushtuar në fushën e ekonopmisë, jeta e saj është e lidhur pandashmërisht me letërsinë. “Valltari pa këmbë” është libri i saj i parë me poezi në të cilat vijnë një ftufë krijimesh dhe ndijimesh të mbledhura ndër vite duke ofruar një panoramë ndryshe të këndvështrimit mbi realitetin.


Amantine Lucile Aurore Dupin e njohur me pseudonimin George Sand ka lindur më 1 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 8 qershor 1876. Ajo është shkrimtare e njohur franceze, dhe mikeshë e shumë prej artistëve dhe muzikantëve të kohës si Frederic Chopin apo Alfred de Musset. George Sand ka shkruar disa romane si Indiana, Valentina, Lelia, Andrea, Mattea, Leone leoni, Andre, Horace, Paulina, Jeanne, etj. si dhe libra autobiografikë, si “Jeta ime”, etj

Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës




Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Ai dallohet për romane, novela, por ka lëvruar, kohët e fundit, edhe tregimin dhe esetë letrare.
Zija Çela lindi më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës. Ishte fëmija i shtatë në një familje ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpiake. Megjithëse kaloi një fëmijëri dhe rini të vështirë (babai i vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç), arriti të diplomohej në Universitetin e Tiranës për gjuhë shqipe dhe letërsi. Në atë kohë u emërua mësues në fshatrat malore të Kukësit. Në këtë qytet të vogël verior punoi për shumë vite dhe, kur ishte bërë i njohur me librat e tij, e transferuan në kryeqytet.
Në Tiranë punoi si redaktor në revistën letrare “Nëntori”, ndërsa nga viti 1984-1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Në vitet ’90, kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i Shtëpisë Botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Në vitin 2000 e gjejmë kryeredaktor të së përjavshmes “Albania e vogël”, suplement letrar i gazetës së përditshme “Albania”. Njëkohësisht, që nga viti 2000, i shquar gjithashtu si eseist dhe publicist, Çela bën jetën e shkrimtarit në profesion të lirë.
Si autor u bë i njohur shpejt me librat me tregime, që u pasuan nga romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”. Më parë kishte botuar romanet “Një verë pa lamtumirë” dhe “Mali i tejdukshëm”, i cili, për realizmin e fortë dhe modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare, ku veçojmë: Çmimi i Republikës (“Buletini i borës”) (1984); Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Monedha e dashurisë”) 1996; Çmimi “Velija” për romanin më të mirë të vitit (“Banketi i hijeve”) 1998; Çmimi “Buzuku” (Kosovë) për romanin më të mirë të vitit (“Lëngata e hënës”) 2002; Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Las Varrezas”) 2006; Çmimi Kriterion, 2010; Çmimi “Petro Marko” për romanin më të mirë të vitit (“Apokalipsi sipas Shën Tiranës”) 2012; Çmimi “PEN i Shqipërisë”, 2013 dhe Urdhri “Nderi i kombit” 2016 - dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani etj.
Në qershorin e vitit 2005, së bashku me bashkëshorten, Çela u zhvendo në Itali për t’i qëndruar te koka të birit, Dritanit, i cili u sëmur nga kanceri dhe mbylli sytë nëntë muaj më vonë. Duke pasur për protagonist të birin, i njohur gjerësisht në Shqipëri si përkthyes nga italishtja, kësaj ngjarjeje tragjike shkrimtari do t’i kushtonte librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”. Opinioni e priti me interesim të veçantë dhe profesionistët e cilësuan si një nga librat më të mirë të këtij lloji (elegji në prozë) që janë shkruar në letrat e përbotshme. Toena, prej disa vitesh ka marrë përsipër botimin e veprave të Zija Çelës dhe i fundit ishte romani “Ora e Zooparkut”.










Zülfü Livaneli (lindur më 20 qershor 1946) është shkrimtar, poet, muzikant, dhe politikan turk. Livaneli njihet për romanet e tij që ndërthurin sfonde të ndryshme sociale dhe historike, figura dhe ngjarje, si te "Lumturia" me të cilin fitoi në vitin 2006 çmimin "Zbulimi i Shkrimtarëve të Rinj" nga Barnes & Noble, apo si te "Serenatë për Nadian", "Shtëpia e Lejlës" dhe "Historia e tim vëllai", libra që janë përkthyer në 37 gjuhë dhe kanë fituar disa çmime letrare turke e të huaja e janë vlerësuar lart nga kritikët letrarë anembanë botës. Romanet e tij janë realizuar filma, teatro dhe opera.

Zuvdija Hoxhiq (Berisha) ka lindur në Guci, në vitin 1943. Ka kryer Fakultetin e filologjisë në Prishtinë. Ka qenë zëvendës i drejtorit dhe kryeredaktorit të Qendrës “INDOK” dhe i “Tribunës” së Titogradit, zëvendës i kryeredaktorit të “Stvaranje”, kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për refugjatët e Malit të Zi.
Është Kryetar i SUBNOR–it dhe antifashistëve të Malit të Zi, kryeredaktor i revistës “Kodi”, redaktor i revistës “Almanaku”. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Ka statusin e krijuesit të shquar në kulturë.
Ka fituar çmimin “Trembëdhjetë korriku”, çmimin e çlirimit të Titogradit, çmimin ”Pena e Qamil Sijariqit”, çmimin “Stefan Mitrov Ljubisha” dhe çmimin “Ungjilli i Mirosllavit, për librin që kemi në dorë.
Ka botuar librin me poezi “Në hapin e parë”, librat me tregime “Kambanat e shurdhëta” dhe “Dikush thërret”, romanet “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”, librin me udhëpërshkrime dhe reportazhe “Një ditë e jetës” dhe librin me ese “Kjo është e gjitha”.
Romanet dhe tregimet janë botuar në shqip, kurse “Ylli i Davidit” në gjuhë polake, sllovene dhe italisht.
Është i përfaqësuar në literaturën për shkollën fillore dhe të mesme dhe studimet në letërsi në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Ka pasur shumë ekspozita vizatimesh dhe grafika. Ka botuar monografitë “Në Podgoricën e vjetër” dhe “Zbulimi i vendlindjes”.
Është mjeshtër në xhudo, bartës i brezit të zi – Dita V.
Jeton në Podgoricë.


Zygmunt Bauman (1925-2017) ka qenë profesor nderi i sociologjisë në Universitetin e Lidsit dhe Varshavës. Në veprimtarinë e tij të gjatë, ai ka spikatur si një ndër sociologët bashkëkohorë më të rëndësishëm e më me ndikim.
Pas "Moderniteti dhe Holokausti" (nëntor 2015), ky është teksti i dytë i këtij autori i botuar nga Pika pa sipërfaqe.
