Zeruya Shalev ka lindur në Kibbutz Kinneret. Ajo është autorja izraelite më e njohur dhe e mirëpritur në të gjithë botën dhe fituese e shumë çmimeve të rëndësishme si Corine International Book Prize dhe Welt Literature Award. Ajo është autore e katër romaneve si The Remains of Love, Love Life, Husband and Wife, dhe Thera, dhe një libër me poezi si edhe një libër për fëmijë. Librat e saj janë përkthyer në 27 gjuhë të ndryshme. Stili i saj jashtëzakonshëm hipnotizues u zbulua dhe u paraqit si një fenomen unik nga anëtarët kryesorë të komunitetit letrar ndërkombëtar. Shkrimtarja jeton në Jerusalem.
Romani “Dhimbje” është një libër i fuqishëm, i mprehtë që ekspozon sesi mund të rikthehen pasionet e vjetra, duke testuar aftësinë tonë për të marrë vendime mbi atë që është më thelbësore në jetë. “Dhimbje” është një histori e fuqishme rreth dashurisë, familjes, dhimbjes dhe jetës së realitetit zhytur në të kaluarën.