Zülfü Livaneli (lindur më 20 qershor 1946) është shkrimtar, poet, muzikant, dhe politikan turk. Livaneli njihet për romanet e tij që ndërthurin sfonde të ndryshme sociale dhe historike, figura dhe ngjarje, si te "Lumturia" me të cilin fitoi në vitin 2006 çmimin "Zbulimi i Shkrimtarëve të Rinj" nga Barnes & Noble, apo si te "Serenatë për Nadian", "Shtëpia e Lejlës" dhe "Historia e tim vëllai", libra që janë përkthyer në 37 gjuhë dhe kanë fituar disa çmime letrare turke e të huaja e janë vlerësuar lart nga kritikët letrarë anembanë botës. Romanet e tij janë realizuar filma, teatro dhe opera.

Livaneli u burgos disa herë gjatë grushtit të shtetit të vitit 1971 për shkak të bindjeve politike dhe iu del të ikte nga Turqia e të mërgonte në 1972. Jetoi në Stokholm, Paris, Athinë dhe Nju Jork, ku u njoh me bashkëpunëtorë, artistë dhe intelektualë si Eliza Kazan, Artur Miler, Xhejms Balduin dhe Peter Ustinov, mes të tjerëve. Livaneli u kthye në Turqi në 1984.
Veprat e tij, njësoj si veprimtaria politike dhe kulturore, së bashku me kontributin për paqen botërore u njohën nga UNESKO-ja në 1995 dhe ai u emërua Ambasador i vullnetit të mirë në UNESKO, një post që vazhdon ta mbajë edhe sot. Ka shërbyer një mandat në parlamentin turk dhe në Këshillin e Evropës.
Livaneli nuk është vetëm shkrimtar, por edhe poet, autor tekstesh këngësh, aktivist politik dhe kulturor. Edhe pse në fillim u njoh për shkak të muzikës bashkëkohore, Livaneli e ktheu vëmendjen drejt shkrimit këto dhjetëvjeçarët e fundit, kur kuptoi se letërsinë e kishte më tepër për zemër. Koleksioni i tij i parë me tregime "Një fëmijë në purgator", i botuar në 1978, u bë film nga televizionet gjermane dhe suedeze. Ai është edhe një politikan i njohur social-demokrat që ka shërbyer si deputet. Muzika e bëri të njohur Livanelin. Një koncert i tij në Ankara në 1997 u ndoq nga jo më pak se 500 mijë njerëz. Bashkëpunimet e tij me grekun Mikis Theodorakis janë quajtur si një gjest që afron dy vendet. Livaneli ka kompozuar mbi 300 këngë, një rapsodi të regjistruar nga Orkestra Simfonike e Londrës dhe një balet.
“Serenata” është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme. Një vepër klasike livaneliane... - Talat Halman