Zhaneta Prifti

Zhaneta (Vreto) Prifti ka lindur në v.1957 në Korçë, ku mbaroi studimet e shkollës së mesme, për të vazhduar më vonë Fakultetin e Shkencave Pyjore. Punoi fillimisht si inxhiniere pyjesh në Nd.e Pyjeve në Korçë, më pas Drejtore në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve në Tiranë; së fundi Këshilltare e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit. Ka qenë e aktivizuar me Shoqërinë Civile, gjithashtu në median vizive dhe të shkruar, me kontribut në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj Mjedisit dhe veçanërisht të Pyjeve. Kontribut te veçantë ka dhënë në ndërmarrjen dhe zbatimin e Moratoriumit të Pyjeve dhe atij të Gjuetisë. Libri autobiografik ”Pranë Pyllit” është libri i parë i autores.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër