Zhan Pol Sartri

Zhan Pol Sartri është filozof, romancier, tregimtar, kritik letrar, i cili spikati si mendimtar ekzistencialist. Në vitin 1964 fitoi çmimin Nobel në letërsi. 

Jean Paul Sartre lindi në Paris më 21 qershor 1905. Babai i vdes kur ai ishte vetem dyvjeçar. Shkollën e mesme e kryen në liceun "Henri IV", ku njihet edhe me Paul Nizan. Nga viti 1922 deri në 1924 ai vazhdon një kurs parapërgatitës në liceun "Louis-le-Grand", për të pranuar më pas në "Ecole Normale Superieure", në 1924-ën. Njihet me Simone de Beauvoir, me të cilën formojnë një çift të pajisur me liri dhe "bashkëfajësi". Ajo ishte "dashuria e nevojshme", në kundërshtim me "dashurinë ngjitëse", që mund të ishte shkaku i njohjes së tyre.


Fillimisht dështoi në provimin e pranimit në filozofi, pasi ishte treguar "më shumë origjinal seç duhej", për t'u pranuar absolutisht i pari, një vit më pas. Po në këto vite ai njihet dhe miqësohet me Raymond Aron. Pas përfundimit të studimeve ai jep lëndën e filozofisë nga viti 1936 deri në 1939, në Havre, Laon dhe Paris. Rekrutohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, por bie rob dhe lirohet vetëm në vitin 1942. Disa e konsiderojnë si njeri të rezistencë, por në fakt filozofia e Vladimir Jankelevitch i ofroi pikërisht versionin e kundërt, atë të "mosangazhimit" politik.


Në këtë periudhë ai boton dhe esetë e tij filozofike si "Qenia dhe Hiçi" (1943), duke pasuruar dhe popullarizuar ndjeshëm rrymën ekzistencialiste franceze, të cilës i dha edhe një përkufizim ("Ekzistencializmi është një humanizëm" 1946). Autoriteti dhe popullariteti i tij rriten ndjeshëm, ku romani i tij filozofike "Neveria" (1938), novelat "Muri" (1939), si edhe disa pjesë teatrale i lejuan atij jo vetëm të shpërndajë idetë e tij filozofike, por edhe të prekë ndjeshëm mendimin e një shtrese shumë të gjerë të publikut.


Në vitin 1956 ai ndërpret çdo lidhje me Partinë Komuniste franceze, pas ngjarjeve në Hungari dhe kritikon po kaq ashpër ndërhyrjen e armatosur ruse në Çekosllovaki, në vitin 1968. Mbështetës i revolucionit kuban ai do të shprehej për Fidel Kastron: "Ai më pëlqeu shumë! Më ndodh rrallë..., por ai më pëlqeu shumë!".


Pas publikimit të librit të tij autobiografik "Fjalët", në vitin 1964 atij i jepet Nobeli i letërsisë, të cilin e refuzon, pasi sipas tij "asnjë njeri nuk meriton të 'çmohet' sa kohë është në jetë". Në vitin '73, së bashku me Serge July, Philippe Gavi, Bernard Lallement dhe Jean-Claude Vernier, botojnë të përditshmen "Libération", nga e cila do të tërhiqet në 21 maj të '74-ës, për arsye shëndetësore.


Që nga ky vit, së bashku me Benny Levy, të cilin e kishte njohur në kohën kur ky i fundit ishte drejtues i grupit maoist "E Majta Proletare", ai punon në një refleksion mbi pushtetin dhe lirinë. Vdes më 15 prill 1980, ndërsa në funeralin e tij morën pjesë mbi 50 mijë persona. Filozofia e tij ndoshta mund të përmblidhet me disa fraza të marra nga librat e tij kryesorë, ku mund të veçohet "... bota është "absurde", pa arsye. Ajo është "me bollëk".


Ajo thjesht ekziston, pa "themel". Gjërat dhe njerëzit ekzistojnë nga fakti dhe jo se kanë të drejtë" ("Neveria"), për të vazhduar më pas me disa nga mendimet e tij esenciale si "... njeriu është absolutisht i lirë: ai s'ka asgjë tjetër për të bërë, veç jetën e tij, ai është një projekt. Ekzistenca paraprin thelbin.


Angazhimi nuk është një mënyrë për të qenë i pavarur, por çfardo lloj ngarkese..."e për të vazhduar më pas me "njeriu është i dënuar të jetë i lirë: mosangazhimi është një tjetër formë angazhimi, ndaj së cilës jemi përgjegjës... Për më shumë Zoti nuk ekziston, pra njeriu është i vetmi burim moraliteti: ai është i dënuar të krijojë moralin e tij".


 


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Imaginarja u botua fillimisht në Francë në 1940. E projektuar posaçërisht si një ese në fenomenologji, ajo shënon përpjekjen e parë për t’iu futur punës së Husserlit në kulturën franceze dhe nga atje në botën angleze. Botuar tre vjet para Qenies dhe Asgjë, kjo vepër përmban shqyrtimin e parë të zgjatur për koncepte të tilla si mungesa dhe liria. Tek ky...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    "Muri" është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas "Neverisë". Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra