Zlatan Ibrahimovic, Luigi Garlando

Zlatan Ibrahimović, u lind në Malmo, më 3 tetor 1981, ku fillon të luajë futboll në moshën trembëdhjetë vjeç, me Malmo FF, për t'u hedhur më pas në një karrierë ndërkombëtare, që e sheh si protagonist të skuadrave më të rëndësishme në botë, si: Ajaks, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Sen-Zhermen, Mançeseter Junajtid, LA Galaksi dhe sërish Milan.


Në mur numëron më shumë se 30 trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve: Çmimi Fifa Puskás 2013 për golin më të mirë të vitit, çmimin si lojtari më i mirë i vitit dhe golashënuesi më i mirë në Francë për tre sezone. Golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares suedeze. Është i vetmi i huaj që ka fituar në Itali klasifikimin e golashënuesve me dy skuadra të ndryshme, Interin dhe Milanin, ka qenë disa herë lojtari i huaj më i mirë i vitit dhe lojtari më i mirë i serisë A.


Luigi Garlando, firma e parë në "La Gazzetta dello Sport", shkruan prej vitesh libra të suksesshëm, mes të cilëve: Per questo mi chiamo Giovanni, (Fabbri) (Prandaj më quajnë Xhovani) që ka kaluar një milion kopje të shitura, L’estate che conobbi il Che (Rizzoli) (Verën kur njoha Çe Gevarën), Quando la luna ero io (Solferino) (Kur hëna isha unë) dhe serinë e suksesshme për fëmijë Gol! përkthyer në 15 vende.


Ka fituar një sërë çmimesh, ku përfshihen: Çmimi Strega për Djem dhe Vajza, Bancarella Sport, Çmimi Koni, Çmimi Xhovani Arpino.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër