





Miloš Urban është prozator ccek dhe shkrimtar i zhnarit të horrorit, i lindur në vitin 1967. Ai ka fituar disa ccmime letrare dhe vepra e tij është e përkthyer në gjuhët gjermane, ruse, spanjolle, bullgare, etj.



































Adam Foulds është fitues i disa çmimeve, si: Çmimi i Poezisë “Costa” (2008), çmimi “Somerset Maugham” (2008), çmimi “Betty Trask” (2007) dhe Çmimi i Letërsisë “Southbank Shoë” (2009). “Labirinti i zgjimit” ka qenë në listën e finalistëve të çmimit “Man Booker Prize” në vitin 2009






















Prof.Dr. Adrian Civici është Profesor në shkencat ekonomike, autor i disa studimeve, pedagog dhe drejtues i bordeve dhe këshilltar për politikat ekonomike. Ai ka bërë disa libra në fushën e ekonomisë dhe funksionimin e tregjeve

Adriana Trigiani është e dashuruar nga miliona lexues në mbarë botën për rreth 60 libra bestseller ku përfshihen edhe bestsellerat e New York Times
Adriatike Lami është poete, mësuese, eksperte arsimi dhe autore tekstesh shkollore në sistemin parauniversitar. Ka përfunduar studimet për Gjuhë Letërsi në vitin 1994 dhe aktualisht vazhdon studimet doktorale pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.



Ag Apolloni (1982) është dramaturg, romancier, poet dhe studiues. Ka kryer studimet për Dramaturgji në Fakultetin e Arteve dhe për Letërsi në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar më 2012. Ka qenë kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës kulturore “Symbol”. Po ashtu, është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008.

Agim Baçi është kritik, eseist dhe gazetar, autor i disa librave me ese











Agron Tufa (1967) është poet, prozator, përkthyes dhe studiues; fitues i disa çmimeve letrare, mes të cilëve “Pena e Argjendtë” për romanin më të mirë (“Fabula Rasa”, 2005), “Çmimi i Madh Letrar Kombëtar” për gjithë veprën letrare (2009), etj



























Alan Friedman është gazetar amerikan që ka zgjedhur për të jetuar në Itali. Ai ka qenë korrespondet i “Financial Times”, kryeredaktor ekonomik i “The International Herald Tribune”, editorialist i “Wall Street Journal” dhe analist i “Vanity Fair”. Sot është editorialist i “Corriere della Sera”
Ai është katër herë fitues i “British Press Award”, si dhe producent dhe drejtues i programeve të shumta në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali. Po ashtu, ai punon për RAI, Sky Tg 24 dhe “La7”
Ndër librat e tij veçojmë, Gjithçka në familje (1988), Nëna e tërë bizneseve (1993), Udhëkryqi (1996) dhe Të vrasim Gatopardin (2014).
Siti i tij në internet është www.alanfriedman.it

Alb. on eshte pseudonim letrar. Ai ka synuar te sjelle nje sage realiste te Shqiperise se diteve tona me romanin e tij momente jete



Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare, gjithnjë duke u përkushtuar në zbërthimin e asaj që mund të cilësohet si “filozofi e përpjekjeve tona të përditshme”.
Albert Cmeta ka lindur në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, fillimisht në Fakultetin Gjeologji – Miniera dhe më pas në atë të Drejtësisë. Pasioni i tij për fotografinë është i hershëm, që nga feminia e tij. Sot, krahas punës se tij si inxhinier, ai e ndjek këtë pasion duke e cuar në nivele përherë e më të larta. Nëpërmjet lentes së tij, ai ka sjellë për ne, Tiranën, kryeqytetin tonë me gjithë bukurinë e saj
Albert Cohen lindi në vitin 1895 në Korfuz (Greqi). Ndoqi shkollën e mesme në Marsejë dhe studimet universitare në Gjenevë. Punoi në divizionin diplomatik të Zyrës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Gjatë luftës, në Londër, punoi si këshilltar juridik pranë Komitetit Ndërqeveritar për Refugjatët, ku përfshiheshin: Franca, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë funksion ai ishte përgjegjës për përpunimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të 15 tetorit 1946 për mbrojtjen e refugjatëve. Pas luftës ai drejtoi një nga agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara.

Albert Kamy është shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.


Albert V. Nikolla është poet, prozator dhe gazetar, i botuar në Tiranë, Bruksel dhe Paris.









Aldous Huxley ka lindur më 26 korrik 1894 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1963. Ai është shkrimtar dhe filozof i shquar anglez i shekullit të XX. Është diplomuar për letërsi angleze në Universitetin e Oksfordit. Ka shkruar rreth 50 libra në fusha të ndryshme. Romanet Më e mira e botëve dhe Ishulli mbeten kryevepra të letërsisë moderniste europiane, të përkthyera tashmë edhe në gjuhën shqipe.




Aleksander Çipa eshte gazetar, analist dhe poet. Ka perfunduar studimet per letersi dhe studimet doktorale prane Qendres se Studimeve Albanologjike.

Aleksandër Sergejeviç Pushkin lindi më 6 qershor 1799. Ai është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë ruse, themeluesi i letërsisë modern ruse, tregimtar dhe përfaqësues më i spikatur i letërsisë romantike europiane. Ai mbahet mend për veprën epiko-lirike Eugjen Onjegini dhe për dramën Boris Godynov. Pushkin u nda nga jeta më 10 shkurt 1837, në moshën 37 vjeçare
Aleksandër Stipçeviq (1930 – 2015) është historian, akademik kroat (me origjinë shqiptare), i cili konsiderohet si një nga studiuesit më të mirë të çështjes ilire dhe prejardhjes së shqiptarëve

Aleksandr Solzhenitsyn fitoi çmimin Nobel për Letërsi në 1970. Ai u dëbua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974 dhe jetoi më vonë në Amerikë. Ndër librat e tij të shumtë mund të përmendim romanet: "Një ditë nga jeta e Ivan Denisovich – it", "Rrethi i parë", "Pavijoni i kancerozëve", "Rrota e kuqe" dhe librin me kujtime "Lisi dhe Këlyshi". Kryevepra e tij është "Arkipelagu Gulag”.






















ALICE CLAYTON ka punuar për dhjetë vjet në industrinë kozmetike, para se të shkruante e të niste një karrierë si shkrimtare e suksesshme. Vizitoni faqen e saj në internet: aliceclayton.com
Alice Ann Munro është tregimtare kanadeze, fituese e çmimit Nobel në letërsi në vitin 2013. Proza e saj e shkurtër është përshkruar si revolucionare në arkitekturën e këtij zhanri. Në gjithën shqipe kanë ardhur deri më tani tre vëllime me tregime: “E shtrenja jetë”, Armik, mik i dashur” dhe “Kaq shumë lumturi”

Alija Izetbegoviç (8 gusht 1925 - Sarajevë, 19 tetor 2003) është kryetar i parë Bosnjës dhe Hercegovinës së pavarur, themelues dhe kryetar i parë i Partisë së Aksionit Demokratik, njëherësh është edhe shkrimtar, estet dhe politilog i njohur për reflektimet mes shoqërisë, politikës dhe besimit

Alion Çaçi lindi në Vlorë më 2 nëntor 1992. Vitet e fundit është përqendruar te shkrimi si skenarist humori në televizion. Ky është libri dhe produkti i tij i parë pa qëllim humoristik.











Alma Papamihali lindi në qershor të vitit 1974. Është rritur dhe shkolluar në Tiranë. Studimet e larta i kreu për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Pasioni i saj ka qenë, që në fëmijëri, poezia, por vazhdimisht është përfshirë edhe në publicistikë. Alma është, gjithashtu, anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani si dhe themeluese dhe mësuese e shkollës shqipe “Iliria”, po në Gjermani.
Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze e atë rumune (në antologjinë “Çelësi i shpirtit”), si dhe në revista e gazeta të ndryshme periodike. Është një nga poetet më të ndjekura në rrjetet sociale.



















Amos Oz është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të ditëve tona në Izrael, autor i 40 librave dhe i përkthyer në 45 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe.


Anatol Toss, disa herë i nominuar për çmimin “Bukerov”, është laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare në letërsi. Librat e tij “Fantazitë e një gruaje”, “Manjola 12 ditë”, “Një histori amerikane”, “Tej cakut të dashurisë” etj. janë kthyer në kult për disa miliona lexues në mbarë botën. Sipas subjektit të tyre bëhen shfaqje teatrore, xhirohen filma. Ata të prekin, të bëjnë të ndiesh dhe të mendosh ndryshe, të mësojnë ta shohësh jetën me një sy tjetër.









Andi Bejtja eshte publicist dhe poet. Fillimet e veta i eshte kushtuar poezise dhe studimeve, por ky vellim risjell per lexuesin te gjith korpusin e tij poetik te dikurshem
Andi Papastefani ka lindur ne Shqiperi ne vitin 1962. Ka mbaruar Fakultetin e Arkitektures ne Universitetin e Tiranes. Po ashtu, ka mbaruar Landscape Institute Arnold Arboretum of Harvard University / Boston Architerural College dhe ka studiuar Rijetezim Historik ne Boston Architectural College. Per pothuajse 4 dekada, Andi Papastefaini perdor skicat si nje mjet eksplorimi, komunikimi dhe dokumentimi. Ai eshte skicues urban
Andon Zako Çajupi lindi më 27 mars 1886 në Sheper të Zagorisë dhe u nda nga jeta më 11 korrik 1930 në Kajro, Egjipt Andon Zako Çajupi në moshën 64 vjeçare. Ai ishte atdhetar, rilindas, poet romantik dhe dramaturg. Çajupi ka shkruar “Baba Tomorri”, “Pas vdekjes”, “14 vjeç dhëndërr” dhe disa vëllime me poezi lirike dhe patriotike




Andrea Camilleri, shkrimtari i njohur sicilian, autor i serive të suksesshme të romaneve të Montalbanos dhe disa veprave të tjera ka lindur më 6 shtator 1925 në Porto Empedocie në Italia dhe është ndarë nga jeta më 17 korrik 2019. Ai ka marrë disa ccmime letrare dhe është I njohur për letërsinë policeske (e krimit).
Andrea Fazioli, shkrimtar zviceran i gjuhës italiane, u lind në maj 1978 në Bellinzona. Është autor i dymbëdhjetë librave. Veprat e tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa tregimet e tij janë përfshirë në shumë antologji bashkëkohore. Fazioli është një nga shkrimtarët më në zë sot në Zvicër, Itali etj.

Andreas Dushi ka lindur nё Shkodёr, ku ka kryer dhe studimet pёr Gjuhё dhe Literaturё Shqipe nё Universitetin Luigj Gurakuqi. Ështё autor i librave: “Marrja e gjakut” dhe “Pragu i braktisjes”.
Jeton në Tiranë. Është redaktor përgjegjës i “ExLibris” dhe punon në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.







Andy Griffiths (i lindur më 3 shtator 1961 në Melburn të Australisë), është autor shumë i njohur i letërsisë pë fëmijë dhe shkrimtar komedian. Nga seria e tij e mirënjohur "Treehouse" deri tani janë botuar dy vëllime në shqip nga Botart Për Fëmijë: "Shtëpia 13 Katëshe në Pemë" dhe "Shtëpia 26 Katëshe në Pemë". Rekomandohen për moshat 5 deri 11 vjeç.


ANGELA ANDREOLI është diplomuar në Mjekësi – Kirurgji (Universiteti La Sapienza i Romës) dhe në Shkencën e të Ushqyerit (Universiteti Tor Vergata i Romës); ISABELLA EGIDI është diplomuar në Letërsi (Universiteti La Sapienza i Romës) dhe specializuar në Analizën dhe Menaxhimin e Komunikimit publik, social-shëndetësor dhe mjedisor (Universiteti Tor Vergata i Romës)












Ann-Helen Laestadius gazetare dhe shkrimtare suedeze, ka lindur në vitin 1971. Romani “Një e dhjetë” është pritur me shumë interes nga lexuesit dhe kritika dhe është vlerësuar me "August Prize 2016".Laestadius jeton në Stokholm.Ky roman në vitin 2016 ishte një nga veprat e zgjedhura për “Norrlands Literary Aëard’’. Ndërsa në vitin 2017 është vlerësuar me "The Nordic Literary Prize".



Ana Premoli u lind më 1980 në Kroaci, jeton në Milano dhe është autore e disa librave bestseller. Ajo konsiderohet si mbretëresha e romanit femëror jo vetëm në Itali por edhe më gjerë
Anna Renee Todd është një autore dhe skenariste amerikane, e cila njihet nga lexuesi kryesisht për serinë e saj “After”. Ka lindur më 20 mars 1989 në Ohajo të SHBA-ve. Seria e romaneve After u botua nga Simon & Schuster dhe janë përkthyer në disa gjuhë të botës.










Lindi në vitin 1952 në Kajro të Egjiptit. Studioi arkitekturë në Romë, por me t’u kthyer në Greqi iu përkushtua gazetarisë. Njëkohësisht, filloi të merrej edhe me përkthime. Ka dhënë në greqisht mbi pesëdhjetë romane, tregime dhe ese autorësh italianë. Në vitin 2003, u nderua me Çmimin e Përkthimit të shtetit grek, kurse një vit më vonë shteti italian e nderoi me titullin Kalorës i Punës. Qysh nga viti 1989, bashkëpunon me gazetën Avgi, kurse nga viti 1998 është përgjegjës për letërsinë e huaj në Shtëpinë Botuese prestigjioze Kastanjotis. Në bashkëpunim me Antonio Tabucchi-n, shkroi librin Një këmishë gjithë njolla (1999).
Anthony Doerr ka lindur dhe është rritur në Kliveland, Ohajo. Ai është autor i përmbledhjeve me tregime “Muri i kujtesës” dhe “Koleksionisti i gëzhojave”, i librit me kujtime “Katër stinët në Romë”, si dhe i romaneve “Për hijeshinë” dhe “Jo gjithë dritën mund ta shohim”. Është fitues i çmimit Pultizer për kategorinë fiction në vitin 2015, si dhe i Medaljes së Ekselencës Andrew Carnegie po për kategorinë fiction.


Anthony Robbins është autor, trajner, motivues dhe filantrop i shquar amerikan. Robbins njihet për seminaret e tij të jashtëzakonshme dhe për dy librat e tij kryesorë të disiplinës së zhvillimit personal: Pushtet i pakufishëm dhe Zgjoni gjigandin e brendshëm. Ka lindur më 29 shkurt 1960 në Kalifornia të SHBA-së.






Antonio Babliku është njëri prej shkrimtarëve të rinj dhe premtues në prozën shqipe. Ka nisur studimet për letërsi dhe ka botuar disa romane për të rinj në anglisht në formatin e-book. "Magjia universale - Akujt është sprova e parë në shqip në prozën e gjatë.


Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.

Antuan Grizman është ylli i futbollit trengjyrësh që prej hyrjes së tij të parë si sulmues i skuadrës së Francës në vitin 2014 dhe shpërthimeve të tij në Europianin e 2016-ës ku u cilësua si golshënuesi më i mirë. Në serinë e tij të parë të librave Gol frymëzuar nga jeta e tij, ai ndan ëndrrat dhe shpresat e tij si lojëtar i ri si dhe vlerat njerëzore e sportive.











Arben Dedja është me profesion mjek por ai është poet dhe prozator i njohur tashmë për disa vëllime të botuara. Në vitin 2014 është nderuar me çmimin e Autori i Vitit në Panairin Kombëtar të Librit



Arben Rrozhani eshte gazetar dhe opinionist ne median shqiptare prej shume vitesh. Per disa vite ka drejtuar gazeta kombetare. Ai eshte edhe autor i librave me natyre publicistike.




Ardian KYÇYKU (pseudonime letrarë: Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk), lindur në Pogradec më 23 gusht 1969, autor i mbi 50 librave origjinalë në gjuhët shqip e rumanisht


Ardian Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1969. Ka kryer studimet për filozofi në Romë ku edhe jeton që nga viti 1990. Mban katedrën e Historisë së Filozofisë moderne pranë Universitetit Urbanian dhe është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm bashkëkohorë. Ka botuar një seri artikujsh filozofikë në revista të specializuara.
Ka organizuar konferenca shkencore si edhe disa kuvende ndërkombëtare, ndër të cilat përmendim: “L’Albania nell’Archivio di Propaganda Fide” (Romë, tetor 2015), “Drita e Arkivave, dritë mbi arkivat” (Tiranë, dhjetor 2017).
Ardian Vehbiu është studiues, publicist dhe autor i disa veprave në prozën e shkurtër dhe romane. Ai ka marrë disa ccmime kombëtare si shkrimtar







Aristotel Spiro është studiues i shqipes dhe i greqishtes. Ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Athinës me bursë të Fondacionit «Aleksandër S. Onassis» (2000). Ka punuar si pedagog i gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit (1986-1992) dhe në atë të Tiranës (2008-2016).
Aristoteli eshte filozof, estet, logjicient, astronom dhe psikolog i famshem i Greqise se lashte, i cili ka lene dy kryevepra: Politika dhe Poetika qe jane bazat e disiplinave shkencore edhe sot e kesaj dite



Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë, me një përvojë 20-vjeçare dhe prozatore
Arlinda Guma është autore e katër romaneve: Bulevardi i Yjeve (2014), Terma humanitarë si fjala bombardim (2016), Bob Legjenda (2021) dhe Marksi ka humbur kujtesën (2025). Letërsia e saj është botuar në disa revista letrare ndërkombëtare, përfshirë revistat amerikane Words Without Borders dhe Poets & Writers, në revistën greke Teflon, etj., si dhe në antologji letrare ndërkombëtare. Poezitë e saj janë interpretuar nga aktorë të huaj në shumë vende të botës. Që prej vitit 2018, ajo është themeluese dhe drejtuese e revistës kulturore defekt-teknik.com, e cila ruhet në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kritika e përshkruan si një autore të guximshme dhe jokonformiste, "që shkruan me grusht."







Arsim Spahiu është lindur më 1942 në Prizren dhe pasi nisi studimet në vitin 1962, e internojnë bashkë me familjen në Lushnje. Në vitin 1990 emigron drejt Francës ku me energji të jashtëzakonshme nis dhe përfundon me sukses studimet për histori në Francë, ku ka arritur të marrë edhe titullin Doktor Shkencash. Ai mbron tezën e trashëgimisë pellazgo – iliro – shqiptare përmes një vepre voluminoze në këtë fushë
Akademik Artan Fuga është profesor i Filozofisë dhe i Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Akademik Fuga ka shkruar disa libra në fushën e shkencave të komunikimit, të studimeve filozofike dhe letrare, e së fundi edhe vepër artistike.

Artan Gjyzel Hasani ka lindur nё Peshkopi. Ka shkruar njё sёrё romanesh frymёzuese pёr lexuesit, si: romani satirik “Republika e Semaforёve”, libri poetik “Mёkatari”, romani “Funeral”.
Artaj Mullaj është gazetar, piktor shkrimtar dhe aktivist. Është autor i disa romaneve të vlerësuara nga kritika dhe librave me natyrë filozofike