Anila Mema

Anila Mema është gazetare në profesion dhe ka punuar për më shumë se dhjetë vite pranë gazetës “Panorama” e media të tjera, si gazetare, redaktore, kryeredaktore në fushën e kulturës. Që prej  vitit 2011,  drejton zyrën e Komunikimit,  Medias dhe Marketingut pranë Teatrit Metropol. Është autore e dokumentarëve “Mitet e Tiranës”, një seri rrëfimesh dhe ndjesish të ndryshme artistësh, aktorësh, kineastësh, shkrimtarësh, piktorësh, skulptorësh për Tiranën e kujtimeve të tyre. Autore e projektit “Përqafimi” një video sensibilizuese mbi mungesën e “përqafimit” të artit dhe kulturës në vend gjatë periudhës së pandemisë në vitin 2020. Eshtë drejtuese e zyrës së medias në fondacionin “Ibrahim Kodra”. Ka drejtuar një sërë fushatash të ndryshme sensibilizuese mes artistëve nën siglën “Metropoli dhuron” , si mbjellje pemësh, dhurim gjaku, mbledhje ndihmash dhe ushqimesh për shtresa në nevojë. Arti mbetet një nga dashuritë e përkushtimet e saj më të mëdha.    

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    2 500 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë dhe një botim cilësor. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë që 70 vjet më parë, i shoqëruar gjithashtu edhe me fotografi origjinale dhe të papublikuara më parë.

    2 500 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër