Albert Kamy

Albert Kamy është shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të egzistencës së njeriut.

Albert Kamy lindi me 7 nëntor 1913. Në saje të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për Filozofi. Në vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarësheshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.


Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese te rinise. Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".


Me pas punon në gazetat serioze te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje "Aktualet".


Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunës e te pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.


Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashpër të intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymte "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.


Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas të paplote me 1994.


Më 1957 suksesi letrar i Kamyse vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 9 nga 9 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Një dramë me pesë akte e Kamysë, një nga shkrimtarët më të shquar të shekullit të XX ku rrok temën e tragjedisë së intelektit

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t'u tregonte njerëzve...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë Nuk është në stok

    Kjo është një vepër e sjellë në shqip nga Fotaq Andrea që paraqet madhështinë, thellësinë dhe gjenialitetin e tij, po aq bukur sa edhe romani “I huaji”

    450 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".

  • Shikim i shpejtë
    750 Lekë Në stok

    Kamyja në këtë formë të veçantë ripërshkon pjesë të rëndësishme të jetës së vet: fëmijërinë algjeriane, përvojat e hidhura të një periudhe të gjatë varfërie, gjërat e përditshme, miqësitë, traditat, ndjenjat, ëndrrat e jetuara mes një anonimie, ku nuk ekzistonte as e kaluara, as e ardhmja; prej nga ku ngrihet figura e një njeriu ideal, pikërisht “Njeriut...

    750 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Shtepia botuese Fan Noli sjell ne shqip nje nga veprat me te rendesishme te Albert Kamyse, perkthyer nga pedagogia e gjuhes frenge, Saverina Pasho

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Eseja “Njeriu i revoltuar” u botua në vitin 1951 dhe ngjalli shumë polemika; madje, krijoi një hendek të thellë mes Kamysë dhe Sartrit për shumë kohë. Në këtë ese, Kamy tregohet syçelë në raport me ideologjinë marksiste dhe zbatimin e saj në Rusinë sovjetike, si dhe më i drejtpërdrejtë e objektim për zhvillimet e botës moderne.

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    E publikuar në vitin 1956, "Rënia" u shkrua në një nga periudhat më të zymta e pesimiste në jetën e autorit. "Rënia" përbëhet nga një seri monologjesh dramatikë të Jean-Baptiste Clamence, i cili reflekton mbi jetën e tij para një të huaji. Filozofi ekzistencialist, Sartri, e përshkruan librin si "më të bukurin dhe më pak të kuptuarin" nga librat e Kamys.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 9 nga 9 libra