Ardian - Christian Kyçyku

Ardian KYÇYKU (pseudonime letrarë: Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk), lindur në Pogradec më 23 gusht 1969, autor i mbi 50 librave origjinalë në gjuhët shqip e rumanisht

Ardian KYÇYKU (pseudonime letrarë: Ardian-Christian Kyçyku / Kuciuk), lindur në Pogradec më 23 gusht 1969, autor i mbi 50 librave origjinalë në gjuhët shqip e rumanisht.


Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Doktor i shkencave filologjike (Universiteti i Bukureshtit, 1998), doktorand në teologji dhe profesor universiteti. Anëtar i Bashkimit së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Rektor i Universitetit “Gheorghe Cristea” të Bukureshtit.


Nga viti 1998 - bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Revistës Haemus. Bashkëthemelues dhe President i European Academy of Performing Arts (2013). Çmimi Kombëtar i Letërsisë "Penda e Argjendtë" për tregim (2012), Qytetar Nderi i Pogradecit (2014), Akademia Kult - Çmimi "Libri artistik i vitit / Shkrimtari i vitit" (2015), Çmimi II „Katarina Josip” për Dramë Origjinale Shqipe (2016), Çmimi i Madh - Festivali Ndërkombëtar i filmit Très court 2017.


Krijime të tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. www.akycyku.com


    

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 6 nga 6 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Romani "Ati", me autor Ardian Kyçykun është një himn kushtuar prindërve, flijimeve të tyre të pafundme dhe heshtjes së përkorë që i shoqëroi.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Romani është metafora mbi një kazerme, aty ku zhvillohen ngjarjet. Je në një repart ku duhet të zbatohen urdhrat. Por personazhi shfaqet refuzues. Fjalori, emrat, përshkrimet, etj., janë të gjitha në funksion të synimit të kuptimit të veprës

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Ardian Kyçyku vepron brenda një kodi metaforik dhe në heronjtë e veprës secili mund të gjejë vetveten dhe historinë origjinale të një kombi si Shqipëria. Kisland ndërtohet i tëri mbi dashurinë, dashuri që duket sikur lëviz e tëra në varreza dhe mes aromës së vdekjes.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok
    I ri

    “Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Me të drejtë është theksuar se romani “SY” është një vepër që duhet lexuar, sepse vërtet nuk mund të rrëfehet.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Libri “Zo-om” i Ardian-Christian Kyçykut endet përgjatë një vijëze të ndëprerë kufitare, në trajtë shenjash pikësimi e zbrazëtish ankthi, që lëvrin mes kafshës dhe njeriut, dhe të cilën njeriu shpesh e kapërcen me heshtje të qëllimshme ose të pashmangshme, ndërsa kafsha – me të folme pa fjalë. Shtatë pjesët e librit (Short Eastory, Kafaz, Pastër, Zëra...

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 6 nga 6 libra