

Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa?
Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme...