Anisa Markarian

Anisa Makarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Ajo është vajza e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo kreu studimet për mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.


Krijimtarinë në letërsi e kinematografi e shpreh që në rininë e hershme. Disa nga tregimet e saj të para u botuan në vëllimet “Stina e gonxheve” (përzgjedhje me proza nga autorë të rinj, Sh. B. Naim Frasheri, 1990) dhe Jetë tjetër (antologji me krijime nga autorë mjeke, Neraida 2001). Në vitin 1999 boton librin e parë, “Sënduku i kujtimeve”, përmbledhje tregimesh (Botime Çabej).


Në moshën 16-vjeçare interpreton rolin e Dhurates në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”; dy vjet më vonë fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si interpretuesja më e mirë në një rol kryesor femëror (roli i Zanës në filmin “Në çdo stine”). Në dy filmat që pasuan, “Pranvera s'erdhi vetëm” (1988) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990) është skenariste dhe interpretuese e personazhit kryesor.


Romani “15 ditë prilli” është libri i saj i dytë. “Shtëpia tek Selvia” është libri i tretë i autores, i hedhur në qarkullim nga enti botues Çabej në vitin 2022, i cili sjell një përmbledhje me tregime të natyrës autobiografike.


Anisa Markarian jeton e punon në Francë si mjeke urgjentiste dhe lektore në dietëtikë--nutricion. Artistikisht shprehet vetëm në gjuhën e saj amtare, në shqip.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok
    I ri

    Romani rrëfen ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt: nëpërmjet elementeve bashkëkohore përfshirë nga autorja vendngjarja mund të ishte Shqipëria, po edhe cilido vend tjetër i një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    650 Lekë Nuk është në stok

    650 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë, Anisa Markarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo studioi mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit...

    1 200 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra