Ardian Vehbiu është studiues, publicist dhe autor i disa veprave në prozën e shkurtër dhe romane. Ai ka marrë disa ccmime kombëtare si shkrimtar
Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), fitues i çmimit kombëtar “Gjergj Fishta” në 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj 2013), fituese e çmimit “Ardian Klosi” në 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Kusuret e zotit Shyti”, rimerr bëmat e personazhit të “Ndërhyrjeve të zotit Shyti” (Dudaj 2016) dhe është libri i tij i trembëdhjetë në shqip.
VEPRAT E AUTORIT ARDIAN VEHBIU
KUSURET E ZOTIT SHYTI
NDËRHYRJET E ZOTIT SHYTI, Dudaj 2016
BOLERO (roman), Dudaj 2015
SENDE QË NXIRRTE DETI (ese), Dudaj 2013
KUNDËR PURIZMIT (ese), Dudaj 2012
GJASHTËDHJETË E GJASHTË RRËFIMET E MAKS GJERAZIT (tregime), Bot. II, Dudaj 2012 (Bot. I, K&B, 2010)
FOLKLORI I ELITAVE (përmbledhje esesh), Morava 2009
SHQIPJA TOTALITARE (studim), Çabej 2007
FRAKTALET E SHQIPES (përmbledhje esesh), Çabej 2007
MIDIS ZHGËNJIMIT DHE MITIT (përmbledhje esesh), Botimet Max, 2006
KUZHINAT E KUJTESËS (përmbledhje esesh), Sejko, 2006
ZHARGONET E KOMBIT (përmbledhje esesh), Sejko, 2004
KULLA E SAHATIT (ese), K&B, 2003
LA SCOPERTA DELL’ALBANIA (ese), Edizioni Paoline, 1996 (bashkautor R. Devole)
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian Vehbiu i bën autopsinë kohës së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende të panjohur në letërsinë tonë krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.
“Gjuha e thyer, gjuha që thyen” është libri i fundit i autorit, publicistit dhe gjuhëtarit Ardian Vehbiu. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare.
Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta pastruar shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Ky libër përcjell një polemikë të...
Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh është një përpjekje për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese...
Z. Shyti, një personazh që Ardian Vehbiu e mbajti gjatë brenda tij, për ta vendosur më pas në një libër. Ai është i ftohtë në gjykim, dhe tërësisht i vërtetë në atë çfarë tregon, duke e bërë shëmbëlltyrën e tij në pasqyrë krejtësisht të trishtë për sytë e një lexuesi. Por, z. Shyti smund ta ndryshojë realitetin, ai thjesht mund ta tregojë atë, i bindur se...
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të...