Albana Osmani

Është një figurë publike shumë e njohur shqiptare. Përmes karrieres së saj si një nga imazhet kryesore të televizioneve në Shqiperi, Albana do të spikaste që herët për tu shndërruar më pas për shumë vite në një nga figurat që regjistruan historinë e revolucionit të televizionit dhe medias për frymën e re inovative dhe moderne në mediat e reja shqiptare.


Ajo është një nga personazhet më të dashura të publikut mbarëshqipatar, dhe me tej: Në vitet e fundit ajo ka qënë nismetarja e fushatës humanitare “Ti je një Luledielli “ që u bë virale në shumë shtete të botës, e cila eci vrullshëm duke arritur plotësisht qëllimin sublim ku në pak javë, në formë rekord, duke plotësuar të gjitha nevojat e onkohematologjisë në Pediatri në Qendrën Spialore Nënë Tereza në Shqipëri. Pak muaj më pas, me urimin dhe kurajon e organizatave ndërkombëtare, ku u theksua kërkesa të mos ndalonte kjo punë zemre, u bë themelimi i Fondacionit Jo-fitimprures “You are a Sunflower” www.youareasunflower.org aty, ku Albana bashkë me ekipin e saj, të gjithë vullnetarë, bashkë me zemrat e mijëra shqiptarëve që iu bashkuan, sollën një ndryshim në jetën e qindra vogëlushëve dhe familjeve të tyre në Shiqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke siguruar nevojat parësore në kushtet spitalore ku janë shtruar dhe kurohen fëmijë me sëmundje të rënda. Fondacioni u vlerësua me çmimin “Kampionët e Europës Juglindore dhe Ballkanit për vitin 2019 nga RCC.


Albana Osmani është model frymëzimi për mesazhin përmes shembullit të dhënë në filantropi dhe kurajon që ka përcjellë tek fëmijët që do rriten dhe do të bëhen adoleshentë, e të rinj, burra, e gra të zotë dhe të aftë një ditë.


Studimet e mesme i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë më pas Studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë për Arte Vizuale, dega pikture /grafike.


Karriera e saj do të niste menjëherë pas studimeve në studiot e televizionit Top channel, ku për 17 vite me radhë ajo do të prekte çdo format të programeve për të rinj - Selekt festivalet moderne të muzikes -Top Fest, fashion -Look, love story- Kupid, talk show -Top Show Opinioniste, reality show- Big Brother Fans Club talent show, -Ti Vlen dhe Albanian Got Talent, si dhe emisionin investigativ show “Fiks Fare”. Shumë prej emisioneve rinore mbajnë autorësinë e saj si dhe gjithë kurimin e gjithë post produksionit. Albana prej një viti është drejtuese Artistike si dhe Dizenjatore e markës së sukseshme franceze “Reine Ana” (www.reineana.com).


Tashmë, ka publikuar librin e saj të parë në zhanrin fantastiko-shkencor “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”, një libër që vjen në zhanrin fantastiko-shkencor, i ilustruar nga Albana, dedikuar të rinjve dhe atyre që me vizion shohin nga ardhmja.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë 1 000 Lekë -40% Në stok
    I ri

    Një aventurë epike nga autorja Albana Osmani. Ilustruar prej saj ne nje forme shume vizionare, dedikuar të rinjve dhe atyre që shohin nga e ardhmja! Romani fantastiko-shkencor ndjek përballjen e paepur të një grupi të rinjsh me Inteligjencën Artificiale, që mund të cilësohet, pa dyshim, si beteja më e ashpër e kohës!

    600 Lekë
    1 000 Lekë -40%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër