Arsim Spahiu

Arsim Spahiu është lindur më 1942 në Prizren dhe pasi nisi studimet në vitin 1962, e internojnë bashkë me familjen në Lushnje. Në vitin 1990 emigron drejt Francës ku me energji të jashtëzakonshme nis dhe përfundon me sukses studimet për histori në Francë, ku ka arritur të marrë edhe titullin Doktor Shkencash. Ai mbron tezën e trashëgimisë pellazgo – iliro – shqiptare përmes një vepre voluminoze në këtë fushë

Arsim Spahiu është lindur më 1942 në Prizren. Familja e tij është nga Kolesjani i Lumës, Kukës. Është arsimuar në shkollën fillore e të mesme, në Podujevë, Krujë dhe Kukës.


Në vitin 1960 nisi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë - dega Fizikë. Më 1962 ia ndërpresin studimet dhe e internojnë bashkë me familjen në Kolonjë të Lushnjes.


Gjatë viteve të internimit ka shkruajtur romanet “Varrë në zemër” dhe “Drenicarët ose servët e Kosovës”. Në të njëjtën periudhë, në mënyrë aotodidakte, mësoi disa gjuhë të huaja. Në vitin 1991, pas shembjes së diktaturës komuniste, ka migruar familjarisht në Francë. Atje, krahas punës së përditshme, në moshën 52 vjeçare, rifillioi shkollën e lartë me korespondencë, në Universitetin e Franche-Comté-së, në Besançon.


Ka kryer me sukses studimet universitare në histori (D. E. U. G., Licence dhe Maîtrise). Ka marrë me vlerësimin më të lartë diplomën e masterit, (D. E. A.), me temën “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve”. Në vitin 2005, në moshën 64 vjeçare, ka marrë gradën e Doktor i Shkencave në Histori, duke paraqitur temën «Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër.


Arsim Spahiu ka botuar në vijimësi artikuj shkencorë dhe me përmbajtje atdhetare, në gazetat ‘Bota sot’, ‘Standard’, ‘Metropol’, ‘Shekulli’, ‘Shqiptarja.com’, etj. Me 19 Nentor 2015, Dr. Arsim Spahiu u dekorua nga Presidenti i Republikes me titullin “Naim Frasheri”.


Dr. Arsim Spahiu është i martuar me Luljeta Spahiu (Ndreu) dhe kanë dy fëmijë; Alketën dhe Paridin.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 10 nga 10 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri paraqet të dhëna të reja, që dëshmojnë se maqedonasit e vjetër dhe dinastitë e tyre mbretërore janë ilirë.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Libri përbëhet nga disa kapituj që provojnë se janë të pabazuara pikëpamjet e disa autorëve të huaj, sipas të cilëve ndikimi i greqishtes në epirotisht dhe në dialektet e tjera ilire është i madh. Epirotët, maqedonasit dhe ilirët në përgjithësi kanë individualitetin e tyre etnik. Sado fqinj shekullorë me grekët dhe me romakët, ilirët e kanë ruajtur gjuhën...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Eshtë një studim që provon me mjaft siguri se në trojet ku është folur maqedonishtja, kanë banuar ilirë dhe, ilirët nuk kanë folur greqisht; ata kanë pasur gjuhën e tyre – ilirishten. Prandaj, duke pasur parasysh elementet që parashtrohen në këtë punim, mendohet se është në përputhje me realitetin historik të merret maqedonishtja dialekt i ilirishtes,...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Eshtë një nënkapitull i tezës së doktoratës, i zgjeruar me shumë të dhëna të tjera burimore. Në këtë studim autori bën përjekjet e para për të provuar karakterin etnik ilir të maqedonasve dhe epirotëve

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Në këtë studim autori jep të dhëna historike sidomos mbi popullsinë e Maqedonisë Perëndimore. Ajo që është kryesorja në këtë libër, autori, i bazuar në studimet e arkeologëve më të njohur, provon se në Maqedoninë Perëndimore, në dy mijëvjeçarët e fundit para e. s., ka banuar popullsi kryesisht ilire

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok
    I ri

    Ky botim përbën hapat e parë të mitografisë shqiptare. Kjo monografi provon qartë se Pellazgët shumë kohë para heleneve kanë pasur epopetë e tyre luftëtare dhe kombëtare, të cilat, akejtë i kanë shndërruar në epope kombëtare që gjoja i përkasin Greqisë” (G. Glotz).

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Në të dhënat e shumta për shtetin epirot, që renditen në këtë punim nuk gjendet ndonjë gjë e përbashkët mes epirotëve dhe grekëve. Epiri qëndron përherë jashtë komunitetit grek. Shteti epirot nuk imiton institucione greke. Monarkia e Ajakidëve ka afri të dukshme në struktura konstitucionale vetëm me monarkinë e Antigonidëve të Maqedonisë dhe me mbretëritë...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Autori mbështetet dhe paraqet shumë të dhëna burimore që nuk njiheshin më parë. Mbretëria maqedonase ka tipare të përbashkëta me mbretërinë e epirotëve, sidomos në strukturën konstitucionale. Në tërësi, monarkia epirote është si monarkia maqedonase.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky punim përbëhet nga tri pjesë: numismatika, antropologjia dhe etnografia. Në këto pjesë renditen argumente numismatike, antropologjike dhe etnografike për karakterin etnik ilir të maqedonasve

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Të njëjtat aspirata ziejnë në Kosovë pas  luftës së dytë botërore. Kjo pasqyrohet qartë në romanin“Varrë në zemër” 

    500 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 10 nga 10 libra