Alisa Velaj

Alisa Velaj ka lindur në nëntor të vitit 1982 në qytetin e Vlorës. Është autore e katër vëllimeve me poezi: “Përanash Flakës”, “Tej kthellës së epërme”, “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” dhe “Hareja në ajrin e një kocke fyelli”. “Shtjellë reje, shtjellë zjarri” është vlerësuar nga Ministria e Kulturës si vëllimi më i mirë poetik i vitit 2019.


Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.


“Këngë e verdhë zogu në mesnatë” vjen si antologji e poezive të saj përgjatë 20 viteve.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra