Artan Mullaj

Artaj Mullaj është gazetar, piktor shkrimtar dhe aktivist. Është autor i disa romaneve të vlerësuara nga kritika dhe librave me natyrë filozofike

Artan Mullaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ku u dipllomua si inxhinier elektrik për energjitikën. Në vitin 1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkuroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin ”Karapiperios“ të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.


Në vitin 1996 u dipllomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni.


Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të tilla të rendësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut.


Në të njejtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme shqiptare dhe evropiane.


Është anëtar i Federatës Botërore të Gazetarëve


Në vitin 1997 u publikua romani i tij i parë “Pa ty“, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, duke qenë në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua.


Në vitin 2000 botoi romanin e dytë “Fundi i botës”.


Në vitin 2002 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij "To keno tia apousias sou", që u rradhit ne krye te shitjeve dhe bëri jehonë në Greqi.


Në vitin 2007 botoi romanin e tretë, “Boshllëku i mungesës tënde”.


Ne 2010 botoi romanin “Varri i pagëzimit”.("Toena")


Ne vitin 2014 publikoi romanin "Enigma e dhimbjes"(“Morava”)


Ne vitin 2015 botoi vellimin e pare "Shprehje te ndryshme filozofike, poezi, pasazhe"


Ne 2015 botoi romanin "Dashuri ne Kosove"


Ne vitin 2016 botoi vellimin e dyte "Thenie te ndryshme filozofike, poezi, pasazhe, piktura".


  


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Romani sjell historinë e vërtetë dhe të pazakontë të një vajze shqiptare në emigrim, që ka shpirtin e saj të mbërthyer në një ëndërr! Artan Mullaj, edhe në këtë roman e ka gjetur lexuesin e vet me mjeshtrin, thellësinë dhe pasionin e rrëfimit

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Ky roman është ndër më të suksesshmit të këtij autori, prandaj vjen si një ribotim nga Mapo Editions

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    .. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra