Agustin Prenga

Agustin Prenga lindi në Ungrej të Lezhës. Agustini është i diplomuar për drejtësi, në vitin 2005, dhe prej vitit 2006  punon në një prej lëvizjeve më të mëdha rionore në Shqipëri, ku për disa vite ishte drejtuesi kombëtar i saj.


Pas eksperiencës në Shqipëri, vazhdoi punën e tij me të rinjtë si drejtues rajonal i kësaj lëvizje për vendet e Evropës Lindore dhe Rusisë. Aktualisht është pjesë e  ekipit udhëheqës  të Agape Europe, e cila është një organizatë e shtrirë në 41 vende të Evropës dhe me më shumë se 1500 staf dhe mijëra vullnetarë.


I apasionuar pas librave dhe të nxënit, ai është trajnuar dhe certifikuar nga trajnime të ndryshme ndërkombëtare për punën me të rinjtë, funksionimin e ekipeve dhe zhvillimin e drejtueseve. Shkruan dhe mban leksione mbi rritjen personale, besimin dhe udhëheqësinë në vende të ndryshme të Evropës.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Sodit është një libër me reflektime e ndalesa në përpjekjen për të kuptuar realitetin, për të kapur kuptimin e jetës, e jetës së mirë, e jetës së qëllimshme, e jetës që synon një vendmbërritje. Janë reflektime mbi atë që është dhe atë që mund të jetë

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër