Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
Në këtë libër analizohen e diskutohen shumë nga problemet themelore të letërsisë e të autorëve arbëreshë, lidhur ngushtë edhe me kushtet historike e shoqërore të kohës kur u zhvillua kjo letërsi, ndikimet e saj nga letërsia italiane në veçanti dhe ajo europiane në përgjithësi.