Anila Mullahi (Elezi)

Anila Mullai ka përfunduar studimet në degët Letërsi (1994-1998) dhe në degën “Punonjës social” (1995-2000) në Universitetin e Tiranës. Aktualisht mban titullin Profesor i Asociuar në fushën e studimeve letrare.


Prof. As. Dr. Anila Mullahi (Elezi) është pedagoge pranë Fakultetit Histori – Filologji, në degën e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Ajo është autore e librave: “Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës”(Dudaj) dhe e teksteve shkollore: “Gjuha shqipe, tekst shkollor i detyrueshëm për klasën e IX”, Pegi (grup autorësh), “Letërsia, tekst shkollor i detyrueshëm për klasën e XII”, Pegi, (grup autorësh) dhe “Letërsia, tekst shkollor me zgjedhje për klasën e XII” (Pegi).


Po ashtu, ka botuar me dhjetëra artikuj shkencor dhe ka marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit.


Së fundi, Anila Mullahi (Elezi) ka sjellë edhe një libër me përralla për lexuesit e vegjël, “Në botën magjike të Henrit”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Pegi”.


  

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra