Antonio Babliku është njëri prej shkrimtarëve të rinj dhe premtues në prozën shqipe. Ka nisur studimet për letërsi dhe ka botuar disa romane për të rinj në anglisht në formatin e-book. "Magjia universale - Akujt është sprova e parë në shqip në prozën e gjatë.
Njëzetenjëvjeçari Antonio Babliku është njëri prej shkrimtarëve të rinj dhe premtues në prozën shqipe. Ai ka lindur në Korçë, ku dhe ka përfunduar gjimnazin :Themistokli Gërmenji. Pasi regjistrohet për Bioteknologji, ai e kupton qe vokacioni i tij eshte letersia dhe nis te ndjeke Fakultetin filologjik, degen gjuhë-letërsi, si përmbushje e ëndrrës dhe pasionit të tij të madh e të vjetër, duke i kushtuar letërsisë një pjesë të mirë të kohës.
Ka nisur të shkruajë që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, i frymëzuar nga serialet dhe librat amerikanë për adoleshentë. Njohës shumë i mirë i kësaj gjuhe, Antonioja shkruan vazhdimisht romane në anglisht, të cilat i boton si e-book në platforma të rëndësishme, siç është Amazon. Disa prej tyre janë: Morning Moon, The Precious Cursed etj., gjithnjë në rrjedhën e fantazisë.
I pari i serisë prej tri vëllimesh, Magjia Universale - Akujt, botuar nga Shtëpia Botuese DITURIA, është njëkohësisht libri i parë i botuar prej tij, duke premtuar se është duke u marrë edhe me dy librat pasues dhe shkrimin e një tjetër romani në anglisht.
Babliku tregon se ky roman është një mënyrë për të shprehur veten dhe për të treguar lidhjen e tij me letërsinë, që e ka ndihmuar të "udhëtojë" dhe të dalë prej guaskës së qytetit të tij të lindjes, Korçës.
Libri i këtij shkrimtari të ri sapo ka dalë në qarkullim, dhe duket se është pritur mjaft mirë nga lexuesi i ri, duke qenë se atij i drejtohet. Miqtë dhe lexuesit e kanë uruar dhe nxitur Antonion, duke e vlerësuar imagjinatën, lehtësinë me të cilën shkruan dhe aftësinë për të sjellë diçka të re në atë që kritika e huaj quan "romani për të rinj", ose për adoleshentë.
Qyteza e Lejkvillit është ndërtuar mbi mistere dhe të fshehta, groposur në tokë dhe mbytur në liqen.