Agim Baçi është kritik, eseist dhe gazetar, autor i disa librave me ese
Agim Baçi lindi më 14 shtator 1971 në Shijak. Më 1989 përfundon gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. Më 1996 përfundon studimet në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, Tiranë. Më 2008 përfundon studimet Master në Fakultetin Histori-Filologji, Tiranë. Më 2011 nis doktoraturën pranë QSA, Tiranë. Më 1993 boton librin e parë me poezi “Ag”. Më 2003 boton novelën “Gabime të domosdoshme”, Onufri. Më 2013, boton studimin “Përse e sollën Doruntinën?”, Onufri. Më 2008, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, nderohet “Don Kishot në Letërsi” nga Ambasada Spanjolle, për esenë më të mirë, “Letër Dylqinjës së Tobozës” Prej vitit 1992 boton në shtypin shqiptar. Aktualisht është editorialist në gazetën “Panorama”. Prej vitit 2010 është pedagog i lëndës “Psikologji Leximi” në Universitetin Publik.
Të flasësh me letërsinë dhe me personazhet është një proces tejet i komplikuar. Këtë ka bërë edhe Agim Baçi, i cili iu ka dërguar letra personazheve më të njohura të letërsisë botërore. Dhe në përfundim të letërkëmbimit, e dini se çfarë ndodh: Shumë prej përgjigjeve gjenden brenda teje, por ato i mësoni dhe zgjoni botën tuaj me këtë libër