Aristoteli

Aristoteli eshte filozof, estet, logjicient, astronom dhe psikolog i famshem i Greqise se lashte, i cili ka lene dy kryevepra: Politika dhe Poetika qe jane bazat e disiplinave shkencore edhe sot e kesaj dite

Aristoteli lindi në vitin 384 në Stagira, në Gadishullin Trak të Kalkides. Rjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. Në moshën 17 vjeçare u regjistrua në Akademinë e Platonit, ku qëndroi rreth 20 vjet. Në vitin 342, u ftua nga mbreti Filip i Maqedonisë për të qenë mësues i princit trashëgimtar, Aleksandrit. Pas kurorëzimit të Aleksandrit për mbret, Aristoteli u kthye përsëri në Athinë ku themeloi Universitetin- Lykeion. Vdiq në vitin 321. Enciklopedisti Aristoteli shkroi jashtëzakonisht shumë. Mirëpo veprat e tij pësuan fat të rëndë dhe ajo që mbijetoi odisenë e shumë shekujve, është një pjesë e vogël e trashëgimit të tij: ne kemi 146 libra të ndryshme të studimeve të tij, kurse kishte së paku 400. Jetoi gjithsej 63 vjet, kohë kjo relativisht e shkurtër për këto vepra kolosale që ia la trashëgimi njerëzimit. Veprat kryesore janë: Metafizika, Kushtetuta e Athinës, Politika, Etika e Nikomahut, Mbi qiellin, Mbi shpirtin, Organoni etj.


Krijimtaria e tij, pos në filozofi shtrihet në politikë, etikë, estetikë, logjikë, astronomi, biologji, psikologji etj. Në mënyrë të veçantë, Aristoteli u morr me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me metafizikën (të ashtuquajturën “filozofia e parë”), të cilën ai e cilësoi si shkencë hyjnore dhe më e lartë, e cila për objekt studimi kishte qenien dhe të vërtetën në përgjithësi.


Fillimin e lëvizjes së gjërave në botë, Aristoteli e lidh me “lëvizësin e parë” i cili ishte i palëvizshëm, sepse po të lëvizte, ajo duhej të lëvizte nga një lëvizës paraprak e kështu deri në pakufi. Për ta ndërprerë këtë lëvizje të pakufishme ose këtë varg shkaqesh të lëvizjeve të pakufishme, Aristoteli vendosi ta imagjinojë “lëvizësin e parë” të palëvizshëm, të cilin e njejtësoi si Zot. Në këtë mënyrë, metafizika e Aristotelit shpeshherë kuptohej si teologji.


Për materien, Aristoteli thot se është një lëndë e patrajtë, e rastësishme dhe kontradiktore, ajo është një mundësi. Forma është ajo që vepron mbi materien dhe në këtë mënyrë, këtë mundësi e shëndrron në vërtetësi.


Aristoteli konsideron se logjika nuk është disiplinë filozofike, por mjet që ndihmon në studimin e filozofisë (organon). Tiparet kryesore të këtij mjeti, sipas Aristotelit janë objektivizmi dhe formalizmi. Bazat e logjikës formale të Aristotelit: nocioni, gjykimi, silogjizmat; janë të pandryshuara në librat bashkëkohor të logjikës.


Veç tjerash, Aristoteli i kushtoi rëndësi të veçantë edhe etikës, si disiplinë filozofike që merret me studimin e moralit, etikës, të mirës etj. Etika e Aristotelit është e lidhur me politikën, pse jo, ajo edhe i shërben politikës. Aristoteli shprehet se për të patur shtet të denjë, qytetarët e atij shteti duhet të jenë të moralshëm.


Në këtë mënyrë, Aristoteli i kontribuoi shkencës dhe filozofisë në përgjithësi e në mënyrë të veçantë filozofisë politike.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Nuk është në stok

    Poetika mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke, Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj.

    400 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok
    I ri

    Poetika e Aristotelit vjen me një përkthim të tretë në shqip, pas përkthimit të Sotir Papahristos dhe Murat Bejtjas. Përkthyesi dhe studiuesi i njohur Anton Nikë Berisha është konsultuar me përkthimet e poetikës në disa gjuhë dhe ka pasur në fokus konceptet letrare. E veçanta e këtij botimi është edhe një studim i bërë nga përkthyesi për tekstin dhe...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra