Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare, gjithnjë duke u përkushtuar në zbërthimin e asaj që mund të cilësohet si “filozofi e përpjekjeve tona të përditshme”.
"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij. E shkruar në formën e prozes refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken. Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit...