Anila Kadija, ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega gjuhë - letërsi, e specializuar në gazetari. Po ashtu është diplomuar në shërbimet sociale dhe kordinimin e tyre në Itali. Ka dhënë kontributin e saj prej vitit 2009 në Parma, Itali dhe vazhdon pa shkëputje në Londër, MB si mësuese e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Ajo është pjesë e regjistrit shtetëror i miratuar nga Këshilli i Ministrave në shkurt 2019. Në mars 2020 u publikua, botim i ALBAS, libri i saj “ Ninulla e zemrës", me te cilin mori cmimin per librin me te mire per femije dhene nga Ministria e Kultures. Ai është një përmbledhje me poezi për fëmijët, e të gjitha moshave dhe niveleve, që mësojnë gjuhën shqipe në diasporë dhe jo vetëm.
Libri i ri dhe i parë dhe sprovë i Anila Kadijës vjen nga pervoja si mësuese e gjuhës shqipe. Këtu shfaqen cilësitë e duhura e të nevojshme për edukimin dhe kultivon me fanatizëm kulturën për ruajtjen e gjuhës. Autorja këmbëngul se gjuha jonë e bukur, duhet të trashëgohet në breza e të mbahet gjallë në të gjitha format e mënyrat, madje, duhet të gjenden...