Albert V. Nikolla është poet, prozator dhe gazetar, i botuar në Tiranë, Bruksel dhe Paris.
Shkrimtari Albert V. Nikolla është lindur më 16 nëntor 1968 në Shqipërinë Qendrore (Mat). Kryen studimet në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990 deri në vitin 1994. Laurohet me“Master në gjuhë dhe letërsi Shqipe” në sajë të një pune shkencore avangardiste (që zbulon lidhjet e dukshme dhe tëpadukshme mes poezisë franceze dhe asaj shqiptare) të titulluar: “Migjeni dhe Gjeneza e Poezisë Moderne Shqipe”, duke marrë kështu të drejtën për të qenë “Mësues Letërsie” për sistemin e shkollave të mesme.
Një diplomë tjetër, akorduar më 1996 nga Instituti Danez i Medias, i jep akses në fushën e gazetarisë profesioniste. Në fillim, punon si gazetar për të përditshmen “Koha Jonë”, për të vazhduar me gazetën tjetër të përditshme “Shekulli”, ku punon si shef i rubrikës së informacionit dhe më pas, përgjegjës për rubrikat speciale: Reportazhe – Investigime – Dosierë; kryesisht në publikimin e artikujve sa i takon trafikut të fëmijëve, të femrave dhe të drogës. Mbi 400 dossierë, investigime e reportazhe, mbajnë firmën e tij.
Shkrimtar impresionues në prozën e shkurtër, Albert V. Nikolla rregjistron tre vëllime me tregime në aktivin e tij: “Dashnori i fundit”, “Ngjyrat e çmendurisë” dhe “Lojë tulipanësh”. Por gjithashtu dhe shumë romane, si: “Në kërkim të Perpetum Mobiles”, “Week-End i përgjakur në Bruksel”, “Golgota e Kuqe”; “Kanun”; “Vallëzim nën Yje”; “Gjeniu dhe Vrasësit”, “Humbësi i vetvetes”, pa harruar esse-në “Shtegtimi i Pelikanëve”.
Gjithashti, ai ka botur dy volume me poezi “Love Eksplozion”, dhe “Në emër të dashurisë”. Ka botuar në frëngjisht romanet “Chroniqued’assassinats Mafieux Edicioni “L’espritdesAigles”, Bruksel 2010, dhe “LesRives de l’âme”, Edi livre Paris 2014, dhe vëllimin poeti “Love Explosion”, në kolanën “Poetë të pesë kontinenteve”(Poètes des cinq continents), si përfaqësues i poezisë Evropiane në letërsinë më të mirë botërore nëvitit 2014, një botim i Shtëpisë Botuese l’Harmattan...
Ka të botuara gjithashtu dhe mbi 1000 poezive në shtypin periodik letrar, si “Aks” “Rilindja” “Republika”, Revista “Jehona” dhe “MerhLicht” , (1990-2008). Krahas punës së tij krijuese, Albert V. Nikolla, ka ndjekur studime akademike në Belgjikë dhe është graduar me Master 3 + 2, pranë Akademise “Rogier Guilbert”, në Anderlecht të Brukselit dhe Akademinë Superiore të Wavre-s, në “Komunikim, Organizim dhe Zhvillim”.
Romancierja dhe Poetja Belge Bernadette Herman, e konsideruar si pasardhësja e George Simenons me Sagën e saj shumë të suksesshme të romaneve policore “Grand Dedé” është shprehur kështu për autorin: “LOVE EKSPLOZION është vëllimi i parë poetik i autorit në Frëngjisht, të cilin kam patur fatin ta lexoj në gjuhën time amtare. Një poezi krejtësisht e veçantë në ekstremet e modernizmit, që nuk të hiqet lehtë nga mendja me filozofinë dhe muzikalitetin që përcjell. Ajo që më është dukur interesante është fakti se ky autor, megjithëse një shkrimtar i rangut evropian për nga cilësia, rrezaton një finese dhe maturi të thellë, dhe qëndron larg letërsisë komerciale të modës dhe falsitetit. Modestia, qetësia dhe humanizmi i shkrimtarit Albert Nikolla, ka qenë vërtetë një mundësi reflektimi, për ne shkrimtarët belgë. Duke parë kualitetin e poezive, jam kurioze të lexoj në frëngjisht edhe 5 volumet e tjera të autorit, të cilat ende nuk kanë parë dritën e botimit”.
Presidenti i organizatës më të madhe të poetëve në botë “Poetas del Mundos”, Akademiku francez, Athanas eVantchev de Tracy, një ndër poetët më të mëdhenj të botës, është shprehur kështu: “Me “Eksplozion”, vëllimin e tij poetik, Albert V. Nikolla shkrimtar dhe poet shqiptar tejet impresionues, na ofron një sintezë të mendimeve të tij, thënë ndryshe vizionin e tij për Botën. Ka në këtë vargan poezish, një forcë të rrallë, një energji të pazakontë, një entuziazëm dhe dëshpërim shpërthyes dhe, mbi të gjitha, një hapje kozmike mbi jetën, që na bën të mendojmë për veprën e vizionarëve gjigantë, siç ishin Arthur Rimbaud (1854-1891), Lautréamont (1846-1870) dhe Ezra Paund (1885-1972)”.
Akademiku kosovar Jeton Kelmendi, poet, (përkthyer në 30 gjuhë të botës) - Akademik, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencës, Artit dhe Letërsisë, do të shprehej kështu për autorin: “Shkrimtari Albert Nikolla është ndër të rrallët poetë që shkruan një poezi të pangjashme me asnjë poet tjetër në rruzullim. Duke lexuar vëllimin e ri poetik të autorit ”Në emër të dashurisë”, kam zbuluar se kemi të bëjmë me një poezi thellësisht filozofike e moderniste, që shumë pak autorë e lëvrojnë sot, në letërsinë shqipe. Poezia “Pyes nëse Zarathustra ka vdekur” përbën një nga majat e kësaj poezie të modelit filozofik, që bashkon tre elemente: Ndjenjën e hollë poetike, filozofinë e pastër të mendimit të lirë dhe logjikën e evoluimit në kohë dhe në hapësirë. Mjafton të lexohen vargjet e kësaj poezie, për të kuptuar sensin hipnotik të një gjuhe që godet, rrënojat e trurit të fjetur”.
Pas një periudhe të gjatë studimeve, përkthimesh dhe krijimtarie në fushën e poezisë dhe prozës, Albert V. Nikolla vjen me një libër studimor për gjuhën shqipe, i cili përmbledh një punë të gjatë kërkimore në fushën e etimologjisë dhe semantikës gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.