Arlinda Çausholli

Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë, me një përvojë 20-vjeçare dhe prozatore

Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte komunikimi me influencë, me një përvojë 20-vjeçare dhe prozatore. Që nga viti 2006, është drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.


Karrierën e saj e filloi në gazetari, në vitin 1993 me “Gazeta Shqiptare” dhe më pas me agjencinë amerikane të lajmeve, “Associated Press”, në vitet 1997-2002 duke mbuluar konfliktet që u shënuan asokohe me përmbysjen e skemave piramidale dhe më pas me luftën në Kosovë.


Ka punuar për gazetën e njohur Corriere della Sera, duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve.


Në vitet 2003-2006 ka qenë drejtuese Komunikimi në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS).


Arlinda Çausholli është diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në Fakultetin“Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe mban gradën Master për Shkenca Komunikimi në Universitetin Europian të Tiranës (UET) në vitin 2011, duke u nderuar me “Çmimin e Ekselencës”.


Njihet si pedagoge dhe anëtare e Bordit Drejtues të UET Alumni dhe mban titullin e Koordinatores Rajonale të Shoqatës Europiane të Drejtorëve të Komunikimit EACD (European Association Communication Directors) për Shqipërinë. Ajo është autore e blogut “Ndër mejtime” që publikohet periodikisht tek e përditshmja Shqiptarja.com, një blog mbi jetën, njerëzit dhe fenomenet sociale që synojnë përparimin e vlerave humane dhe vëmendjen publike ndaj tyre.


Arlinda Çausholli është nderuar me “Çmimin e Mirënjohjes“për kontributin që ka dhënë në jetën shoqërore dhe artistike në qytetin e Shkodrës.


Është themeluese, ideatore dhe drejtuese e Programit të Komunikimit „Fit For Future“ (FFF), një Program që ka për qëllim të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi qytetar.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 2 nga 2 libra
  • Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...

  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Kjo vepër është një rrugëtim vëzhgimesh dhe refleksionesh në një realitet që i fsheh virtytet, dashurinë dhe historinë e individit dhe shoqërisë; është një kërkim drejt të vërtetash të mëdha te jetët e thjeshta dhe shpirtërat e ndjeshëm në një mjedis që bjerr përditë vlerat. Përmes mini-fiksionit, autorja iu ka veshur ndjesi gjërave të zakonshme,...

    800 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 2 nga 2 libra