Anatol Toss, disa herë i nominuar për çmimin “Bukerov”, është laureat i shumë çmimeve ndërkombëtare në letërsi. Librat e tij “Fantazitë e një gruaje”, “Manjola 12 ditë”, “Një histori amerikane”, “Tej cakut të dashurisë” etj. janë kthyer në kult për disa miliona lexues në mbarë botën. Sipas subjektit të tyre bëhen shfaqje teatrore, xhirohen filma. Ata të prekin, të bëjnë të ndiesh dhe të mendosh ndryshe, të mësojnë ta shohësh jetën me një sy tjetër.
“Fantazitë e një burri” është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re.
Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.
Tek kjo vepër, Anatoli Toss butësisht, ngadalë na fut në rrjedhën e ngjarjeve, duke na dhënë mundësinë ta përjetojmë edhe kohën ku zhvillohen ato.
"Një histori amerikane" është ndoshta romani më i arrirë i tij, duke e afirmuar plotësisht Anatolin Toss, si një shkrimtar të rangut të lartë.