

Ky libër titullohet City. E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qenë mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që ti-tulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë.
Ky nuk është një roman. Dhe as tregim nuk është. Kjo është një histori. Zë fill me një burrë që shkel botën anembanë dhe përfundon me një liqen që gjendet aty, në një ditë me erë. Burri quhet Hervé Zhonkur. Liqeni s’dihet se si.
Do takohen tri herë, por secila herë do të jetë unike, e para dhe e fundit. Pas suksesit me librin Zoti Guajn, Alessandro Baricco vjen me një libër imagjinar-sic e cilëson ai- Tri here ne agim.
Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.Një vajzë e ndihmon, i shërben si...