Aleksandra Pano

Aleksandra Pano ka lindur më 10 janar 2008 në Tiranë në një familje artistësh. Ajo është nxënëse e shkollës “Lidhja e Prizrenit”. Pasioni për të shkruar ka lindur natyrshëm, pasi ajo është një lexuese e zellshme e letërsisë për fëmijë. Mjedisi ku banon ka fare pak lodra sepse vendin e tyre prej kohësh e kanë zënë librat.


Romani “Lili dhe varësja e sirenës” është romani i saj i parë para lexuesve të vegjël, por në laptopin ku punon ndodhen të shkruara edhe romane apo tregime të tjera, të shkruara për bashkëmoshatarët e saj, të cilat pritet të hidhen së shpejti në qarkullim.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    350 Lekë Nuk është në stok
    I ri

    Aleksandra është vetëm 12 vjeçe por pasioni për të lexuar dhe talenti për të shkruar e kanë nxitur që të vijë para bashkëmoshatarëve me një roman fantastik, të cilin e ka shkruar në kohën kur ishte 10 vjeçe: Një grup fëmijësh që po kalonin pushimet në Sarandë gjejnë një hajmali në det, e cila i çon më pas vogëlushët në një realitet tjetër, plot magji dhe...

    350 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër